Izraeli dhe Bahraini kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht raportet në mes të dyja vendeve, ka njoftuar presidenti serb, Donald Trump, raporton Insajderi.

“Vendi i dytë arab që bën paqe me Izraelin brenda 30 ditësh”, ka shkruar Trump në Twitter.

Për dekada me radhë, shumica e vendeve arabe e kanë bojkotuar Izraelin, duke insistuar se ata do të normalizojnë raporte vetëm nëse arrihet një marrëveshje fillimisht mes Palestinës e Izraelit.

Por muajin e fundit Emiratet e Bashkuara Arabe u pajtuan t’i normalizojnë raportet gjithashtu.

Bahraini bëhet vetëm shteti i katërt arab në Lindjen e Mesme që e njeh shtetësinë e Izraelit qysh nga viti 1948. Dy vendet tjera janë Egjipti dhe Jordani./Insajderi.com

The post Izraeli normalizon raportet me Bahrainin – vetëm shteti i katërt araba që e njeh shtetin izraelit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *