Marcelo Bielsa dhe Jurgen Klopp do të jenë rival këtë edicion në Premierligë, me skuadrën e Leeds United që siguroi promovimin.

Trajneri i Liverpool është shprehur së fundmi se trajneri i Leeds United është një inspirim, duke mos kursyer lëvdatat për të.

“E admiroj atë, por nuk isha kurrë aq afër tij sa që t’i tregoj se e ndjek”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Unë kam parë skuadrat e tij si luajnë, dhe ajo është e shkëlqyer. Pjesën tjetër e shoh nga gazetat”, shtoi gjermani.

“Unë e pëlqej atë, pa e njohur si personalitet. Ndoshta punëtori më i madh nga ne. Nuk mund të garojmë me të në atë sferë.”

“Shoh përpara takimin me të. Ai është inspirim për të gjithë trajnerët”, ishin fjalët e Klopp.

Leeds United dhe Liverpool përballen qysh në xhiron hapëse të Premierligës. /Lajmi.net/

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *