Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka kërkuar nga Qeveria që edhe mediat të mbështeten me mjete financiare sikur të tjerët që janë në vijën e parë të frontit të përballjes me COVID-19.

Ajo tha se gazetarët janë shumë të rrezikuar nga COVID-19 dhe shumë prej tyre janë të infektuar nga Coronavirusi.

Për këtë deputetja shprehu kërkesë për ekzekutivin që edhe gazetarët të mbështeten në këtë kohë krize.

“Është e nevojshme që Qeveria të ndajë një pako përkrahëse edhe për ata që bashkë me mjekët profesorët, e policinë, qëndrojnë në vijë të parë, e ata janë gazetarët. Ata asnjëherë nuk kanë pasur përkrahje institucionale. Ata vazhdimisht janë rrezikuar nga COVID-i. Nëse e shihni edhe në publikimet e tyre, shumë prej tyre edhe janë sëmurë, mirëpo asnjëherë nuk kanë pasur përkrahje”, tha ajo. /Insajderi.com

The post Kadaj-Bujupi kërkon nga Qeveria t’ju ndihmojë mediave appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed