Kampioni në fuqi i Premier Ligës, Liverpool, e fillon mbrojtjen e titullit ndaj ekipit të sapo promovuar në ligë, Leeds United, në Anfield.

Të dy ekipet i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e fillon këtë takim me formacionin 4-3-3, me këta lojtarë: Alisson, Robertson, Gomez, van Dajk, Arnold: Keita, Henderson, Ëijnaldum: Mane, Firmino, Salah.

Trajneri karizmatik, Marcelon Bielsa, e fillon këtë takim të parin të tij në Premier Ligë, me formacionin 4-1-4-1, me këta lojtarë: Meslier: Ayling, Koch, Struijk, Dallas: Philips: Costa, Hernandez, Klich, Harrison: Bamford.

Të dy ekipet kanë mungesa të raportuara për këtë ndeshje. Tek Liverpool, munfon Shaqiri, Chamberlain dhe Tismikas, ndërsa tek Leeds, mungojnë Berardi dhe Forshaw.

Ndeshja fillon në ora 18:30./Insajderi.com.

The post Kampioni Liverpool e fillon sezonin ndaj Leeds – Formacionet zyrtare appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *