Këshilli i Investitorëve Evropian në Kosovë ka dënuar sulmin që i është bërë gjatë orëve të hershme të sotme ndaj filialit të bankës “Raiffaisen” në Ferizaj, njofton Insajderi.

”Veprimet e tilla të dhunshme ndaj investitorëve të huaj, nga kushdo që bëhen përveq se veprime kriminale janë kërcenim direkt për zhvillimin ekonomik të vendit, cenojnë rendin dhe ligjin dhe si të tilla janë të dënueshme. Këshilli i Investitorëve Evropian u bënë thirrje autoriteteve të vendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme që akterët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Raiffaisen Bank është investitor lider në sektorin bankar në vend, duke kontribuar kështu në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik. Mbështetjen e iniciativave biznesore dhe krijimin e standardeve me të mira të të bërit biznes në vend”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

Siç ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, Muhamet Jahiri – major në Stacionin e Policisë në Ferizaj, banka është dëmtuar me mjete plasëse dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Rreth orës 05:45 të mëngjesit në një filial të bankës tre persona të dyshuar kanë tentuar të vjedhin para. Kemi konfirmimin se të dyshuarit nuk kanë mundur të marrin paratë, ndërsa kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, meqë vjedhja është tentuar të bëhet me mjete plasëse”, ka thënë Jahiri. /Insajderi.com

The post Këshilli i Investitorëve Evropian reagon pas sulmit të sotëm të Raiffaisen Bank në Ferizaj appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply