Klubet e elitës së futsallit kosovar kanë mbajtur mbledhjen e parë për të diskutuar rreth fillimit të edicionit të ri 2020/2021, pasi ky sezon ishte vendosur që të shtyhej për pak kohë, shkaku i pandemisë.

“Duke e parë situatën me COVID-19, e po ashtu duke e ditur që palestrat janë të mbyllura dhe se nuk ka asnjë informatë apo datë se kur do të hapën, klubet diskutuan për shumë gjëra që e preokupojnë futsallin.

Temat e diskutimit ishin :

  • Formati i garave për edicionin 2020/2021
  • Rregullimi i kalendarit për dy sezonët
  • Përkrahja nga FFK
  • Publikimi dhe promovimi i futsallit nga FFK
  • Themelimi i gjeneratës- ligës U19 në futsall

Po ashtu klubet kërkuan nga Komisioni i Futsallit që të organizohet një takim me Kryetarin z.Agim Ademi dhe Sekretarin z. Eroll Salihu, ku klubet propozuan që të prezantohen nga përfaqësues, të FC Liburnit si klubi më i vjetër dhe më i trofeshëm në Superligen e Kosoves, përfaqësuesi i Mabetex Prishtines si kampion në fuqi dhe njëri nga dy ekipet që dolën ketë vit ne Superligë nga liga e parë e ku me propozim te FC Vjeshtes përfaqësues i tretë i klubeve u vendos përfaqësuesi i FC Liqenit.

Hedhja e shortit e planifikuar të bëhej sot nuk u realizua pasi që klubet kanë dashur të pritet dhe të dihen saktësisht përgjigjet për temat e ngritura”, thuhet në njoftimi e tyre, pas kësaj mbledhje, transmeton Insajderi.

Liga e futsallit në Kosovë, është një nga ligat më të forta në rajon, shkaku I rivalitetit dhe lojtarëve me nam që luajnë në të./Insajderi.com.

 

The post Klubet e futsallit mbajnë mbledhje para sezonit të ri, ja për çfarë u diskutua appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *