Manchester United raportohet se kanë identifikuar anësorin francez të Barcelonës, Ousmane Dembele, si një alternativë, pasi blerja e Sancho nga Dortmund duket që po shkon drejt dështimit.

Siç shkruan Mirror, ‘Djajtë e Kuq’ kanë zhvilluar bisedime fillestare me Barcelonën.

Francezi nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.

Dembele u transferua në Barcelonë nga Dortmundi para tre viteve për shumën e 96.8 milionë eurove, por ka luajtur shumë pak me katalunasit, për shkak të dëmtimeve të një pas njëshme.

Siç raportohet, në bisedime është diskutuar që Dembele të transferohet në Old Trafford fillimisht si huazim, me të drejtë blerje.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare të paraqitur për të, i cili i ka edhe dy vjet kontratë me Barcelonën.

Në anën tjetër, trajneri i Man Utd, Ole Gunnar Solskjaer besohet të ketë një listë të shkurtër të objektivave, për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit.

Pas intersimeve për Sanchon dhe Dembelen, flitet se Solskjaer është i interesuar edhe për Kingsley Coman të Bayern Munich apo për Douglas Costa të Juventusit.

The post Shkencëtarët, skeptikë nëse duhet t’i besohet vaksinës së zhvilluar nga Rusia appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *