Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë të enjten Beogradin.

Media serbe shkruajnë se arryse e vizitës së diplomatit evropian është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, njofton Insajderi.

Shtypi serb shkruan se Lajçak do të qëndrojë dy ditë në Beograd dhe se atje po shkon “për ta zhbllokuar punën me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Para se të udhëtojë për në Beograd, tashmë është bërë e ditur në agjendën e Lajçak se ai do ta vizitojë Prishtinën.

Vizita e Lajçak në Prishtinë do të fillojë nesër, e martë, dhe do të zgjasë deri të mërkurën./Insajderi.com

 

 

The post Lajçak të enjten në Beograd – “për ta zhbllokuar Asociacionin” appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply