Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka vizituar qytetin e Podujevës.

Ai ka ofruar mbështetje për kandidatin e kësaj partie për kryetar Shpejtim Bulliqi.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë njofton se gjatë pesë ditëve, kësaj partie i janë bashkuar 600 anëtarë të rinj.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/vetevendosjebesiane/posts/2449372572030459 

Sot, në qendër të Besianës, aty ku është e vendosur tenda e Lëvizjes Vetëvendosje!, dolën për vizitë Kryetari z.Albin Kurti dhe kandidati e kryetari i Komunës së Besianës së pas datës 29, z.Shpejtim Bulliqi. Aty ata u pritën nga dhjetëra aktivistë të rinj të cilët po e përhapin frymën e ndryshimit dhe aktivizmin rinor në cdo cep të Komunës.

Në vetëm 5 ditë të vendosjes së tendës, janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë e të rinj të gatshëm për të ndihmuar Lëvizjen për të sjellë në Besianë qeverisje komunale cfarë meriton vendi dhe qytatarët tanë. Kjo mbështetje e jashtëzakonshme dhe ky numër kaq i madh i anëtarëve të rinj është garancia e ndryshimit qe po vie.

The post Lëvizjes Vetëvendosje i bashkohen 600 vullnetarë të rinj në Podujevë appeared first on Klan Kosova.

Source: New feed