Arianit Beqiri, asistent i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit nga Policia e Kosovës.

Ai është arrestuar të hënën pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, A.B. është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit e as nuk është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa, Arinati më parë ka shkruar në Facebook se, “Ndonëse u prit të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngrihet aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim”. /Insajderi.com

The post Lirohet asistenti i Albin Kurtit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed