Blogerja e njohur Lori Hoxha është një përdoruese e rregullt e rrjetit social Instagram, dhe së fundmi ka shfrytëzuar opsionin pyetje/përgjigjet, shkruan lajmi.net.

Njëri nga ndjekësit e kishte pyetur atë se si ishte përvoja e saj gjatë javëve të izolimit.

Ajo zbuloi se 3 javët e para të vetë izolimit nuk ishin aspak të lehta për të.

“3 javët e para ishin të vështira për mua që të ambientohesha em faktin se do isha e vetme me mendimet e mia. Por më pas fillova të bëj disa ndryshime, të punoja në projekte të ardhshme dhe ndiqja trajnime online që më ndihmonin me gjendjen mendore. Në përgjithësi nuk do e rekomandoja si eksperiencë, por që nuk ishte dhe aq keq”. /Lajmi.net/

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *