Derbi milanez transferohet edhe në merkaton e janarit, pasi të dyja skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Napoli-t, Nikola Maksimoviç, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes italiane, “Calciomercato.com”, Inter dhe Milan në janar do të tentojnë të afrojnë në organikën e tyre mbrojtësin e Napoli-t, pasi mbrojtësi është në vitin e fundit të kontratës me napolitanët, ndërsa Aurelio de Laurentiis, presidenti i Napoli-t nuk dëshiron ta humb në verë me parametra zero, pasi që në janar kërkon të përfitojë nga shitja e tij.

Duke parë që Maksimoviç nuk bënë pjesë në planet e Gattuso-s, pasi reparti i mbrojtjes është i mbingarkuar me Manolas, Koulibaly dhe Rrahmani, mbrojtësi duhet të gjejë skuadër tjetër që në janar. /Insajderi.com

The post “Luftë” mes Inter dhe Milan për mbojtësin e Napoli-t appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed