Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar disa fotografi me Rakën, pas kthimit nga izolimi.

“Mirë se vjen në ekip, prof. Lul Raka. Edhe pse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kishim kënaqësinë që sot të na bashkangjitesh në mbledhjet tona, pas izolimit si pasojë e infektimit me Covid 19”, ka shkruar ai në Facebook.

Zemaj ka thënë se puna e tyre është që të bëjnë të mundurën dhe të pamundurën për mbrojtjen e qytetarëve, planifikimin dhe masat e përshtatshme, në pajtim me gjendjen.

Raka ishte infektuar me COVID-19 më datën 2 nëntor. /Lajmi.net/ 

Source: New feed