Shoqëria “2RC” sh.p.k. është një shoqëri me kapital privat e cila është themeluar në Tiranë, në Korrik të vitit 2006, e njohur më parë nën emrin “2R-Construction” sh.p.k. “2RC” e ka filluar aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit dhe konsulencës së lidhur me këtë sektor, e sot, falë punës serioze dhe korrekte ajo është zhvilluar me ritme të konsiderueshme, duke e shtrirë veprimtarinë e saj më gjerë në këtë industri, jo vetëm në ndërtime civile e industriale, por edhe me ndërtime të ndryshme në fushën elektro – energjitike.

Në kuadër të zvillimit të saj dhe ne Kosove, kompania fton kanditatet te aplikojne  në pozicionin:

Manovrator per Prishtine me profilin si meposhte:

Manovrator per eskavator nga 3.5 deri ne 10 ton

Të jetë i pajisur me patentë për mjetet e rënda.
Të ketë përvojë pune të mëparshme si Manovrator.
Të jetë i pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale.

Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe pagese.

Ofrohet akomodimi dhe dreka nga kompania.

Ofrohen udhetimet prane familjes dy here ne muaj.

Shënime

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur te dergojne CV e tyre ne  info@2rc.al dhe të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 69 204 6211.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

Source: New feed

Leave a Reply