Deri më 15 janar do të jetë i hapur Konkursi për ndarjen e çmimit “Romani i vitit” për vitin 2017.

Çmimin gjatë 18 viteve të kaluara e ka ndarë redaksia e ish-gazetës “Utrinski vesnik”, ndërsa këtë vit për herë të parë do ta ndajë Fondacioni i sapoformuar për zhvillimin dhe promovimin e kulturës “Sllavko Janevski”.

Mund të konkurrojnë të gjitha romanet e publikuara gjatë vitit 2017. Për çmimin do të vendos juria prej pesë anëtarëve, e përbërë prej kritikëve letrarë dhe një përfaqësuesi të Fondacionit.

Romanët të cilët do të hynë në konkurrencë mund t’i propozojnë vetë autorët, botuesit e tyre apo lexuesit.

Propozuesit deri në afatin përfundimtar (15 janar 2018) duhet t’i dorëzojnë Fondacionit pesë kopje prej librave të propozuar, të cilët nuk kthehen. Preferohet edhe dërgimi i romanit në versionin elektronik në adresën romannagodinata@gmail.com.

Librat dërgohen në adresën leximorja “Sllavko Janevski”, rruga “Dimitria Çupovski” nr.21, 1000 Shkup.

Fondacioni “Sllavko Janevski” do ta kumtojë fituesin e çmimit “Romani i vitit” më së voni deri më 15 mars 2018. Ai përbëhet prej plaketës në shumë prej 150.000 denarë.

The post Maqedoni, konkursi për çmimin “Romani i vitit” për vitin 2017 përfundon më 15 janar appeared first on Telegrafi.

Source: New feed