Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur pa paralajmërim mbrëmjen e së hënës për të diskutuar “tema politike” siç thonë brenda kësaj partie, njofton Insajderi

Brenda kryesisë së LDK-së thonë se mbledhja e sotme është thirrur për diskutim të disa temave.

“Është takim i rregullt i Kryesisë së partisë. Është takim i rregullt, pasi për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të takohemi. Është vlerësuar puna e Qeverisë dhe ministrave, po ashtu edhe përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA’në”, është thënë për burimet e Gazetës Express.

Në selinë e LDK-së në Prishtinë tashmë kanë arritur disa prej anëtarëve të saj.

Aty shihen nënkryetarët Agim Veliu, Imri Ahmeti; ministrat Arban Abrashi, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami dhe të tjerët./Insajderi.com

The post Mblidhet kryesia e LDK-së appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply