Mësuesi që iu pre koka në një rrugë në Francë kishte marrë kërcënime pasi u tregoi karikaturave kontraverse të Profetit Muhamed nxënësve të tij, raportojnë mediat franceze.

Nëntë njerëz janë arrestuar, përfshirë prindërit e një fëmije në shkollën ku mësuesi po punonte, thonë burime nga gjykata.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia afër skenës së vrasjes të premten.

Raportet thonë se sulmuesi ishte një 18-vjeçar me origjinë çeçene.

Vrasja ndodhi ndërkohë që po zhvillohej një gjyq në Paris mbi një sulm islamik në vitin 2015, mbi revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e cila ishte në shënjestër për botimin e karikaturave.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se sulmi mbart të gjitha shenjat dalluese të një “sulmi terrorist islamik” dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”.

Duke folur në vendin e ngjarjes disa orë pas incidentit, ai theksoi unitetin kombëtar. “Ata nuk do të mbizotërojnë, nuk do të na ndajnë,” tha ai./Insajderi.com

Burimi: BBC News

The post Mësuesit francez i hiqet koka për shkak se kishte shfaqur vizatime kontraverse të profetit Muhamet appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply