Ministri Mustafa tha se e kaloi edhe këtë sfidë që s’ishte aspak e lehtë për t’u përballuar me një virus të tillë, transmeton lajmi.net.

Ai apeloi tek qytetarët që të kujdesen për veten, familjet dhe gjithë rrethin pasi rreziku nga pandemia s’ka kaluar ende.

Postimi i plotë:

Pas 18 ditësh, përqafim!

E kalova edhe këtë sfidë. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë Ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuele, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19.

Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende. Rrespektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën.

Ju falemnderit përzemërsisht!

Source: New feed