Skuadra e Tottenham Hotspur nuk është jashtë garës në këtë merkato.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se vazhdon të besojë në atë se Spurs mund të mbyllin marrëveshje me një sulmues.

“Po, unë dua dhe kam nevojë për një sulmues, por unë dua ta bëj të qartë, klubi e di se unë kam nevojë për një sulmues dhe edhe ata duan një sulmues”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“A do ta kemi një? Unë besoj kështu. Për balancën e skuadrës, skuadra ka nevojë për sulmues”, shtoi portugezi.

Mbetet të shihet se kush do të jetë lojtari që mund të pranojë ofertë nga skuadra e Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *