Sipas Lulzim Sylës, kryeinspektor i tregut do të fillohen inspektimet e përbashkëta në tërë territorin e Kosovës për të parë se sa po respektohen rregullat anti-Covid-19, shkruan lajmi.net.

“Kryeinspektori Syla bëri të ditur se këto inspektime do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtyre inspektimeve do të ketë inspektime edhe nëpër institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet, për të parë se sa po zbatohen masat e institucioneve kompetente për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përfaqësuesit e Inspektoratit të Tregut kanë mbajtur takim me inspektorët e inspektorateve të komunave, si dhe me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për t’i koordinuar inspektimet në luftimin e pandemisë Covid-19.

Sipas kryeinspektorit të Tregut, Lulzim Syla, në vazhdimësinë e inspektimeve të zakonshme do të fillojnë prapë inspektimet e përbashkëta në tërë territorin e Kosovës për të parë se sa po respektohen rregullat anti-Covid-19.

Kryeinspektori Syla bëri të ditur se këto inspektime do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtyre inspektimeve do të ketë inspektime edhe nëpër institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet, për të parë se sa po zbatohen masat e institucioneve kompetente për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ndërsa, zëvendësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm në MTI, Gentiana Islamaj u zotua se do t’i vë në dispozicion të gjithë mekanizmat mbështetëse për t’i përkrahur inspektorët dhe përfaqësuesit tjerë të zbatimit të ligjit në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Leave a Reply