Te Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për përforcimet që do të bëjnë në merkaton e janarit. Një nga repartet ku “katalanasit” duan të përforcohen është mbrojtja, ku në janar pritet largimi i Samuel Umtiti dhe trajneri, Roland Koeman, dëshiron një tjetër lojtar në vendin e tij, njofton Insajderi.

Sipas medias spanjolle, “Diario Sports”, do tentohet afrimi i një mbrojtësi që nuk kushton shumë dhe një nga lojtarët është futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi. Mbrojtësi nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te “Topçinjtë” dhe në janar mund të shikojmë në radhët e Barcelonës.

Për shkak të situatës së krijuar në klub, ku në fund të janarit janë zgjedhjet presidenciale, klubi është i detyruar të bëjë përforcime me kosto të ulët, prandaj emri i mbrojtësit të Arsenal është një profil i përshtatshëm.

Emra të tjerë me kosto të ulët për “blugranët”, janë edhe Fazio i Romës, Pezzela i Fiorentinës dhe Musachio i Milanit, ndërsa për objektivin kryesor në mbrojtje, Eric Garcia-n e Manchester City-t, duhet të pritët deri verën e ardhshme, ku financat e klubit të stabilizohen. /Insajderi.com

The post Mustafi përfundon në radarët e Barcelonës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed