Numri i të prekurve me koronavirus në Turqi u rrit në mbi 400.000, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Duke regjistruar 2.693 pacientë të tjerë me COVID-19, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 402.053, duke përfshirë 3.095 në gjendje kritike.

Gjithsej 86 vdekje të tjera të lidhura me virusin u raportuan në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 11.145.

Numri i të shëruarve u rrit me 2.112 gjatë së njëjtës periudhë, për të arritur në 344.613.

Ndërkaq, 145.989 teste të reja për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin, duke e çuar totalin në gati 15,57 milionë.

“Lufta kundër pandemisë mund të bëhet si individualisht, ashtu edhe si një komunitet”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke kërkuar që qytetarët të veprojnë së bashku kundër virusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu, të dhënat e ministrisë treguan se 4,2 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia. /Insajderi.com

The post Në Turqi shënohen 86 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19 appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed