Nëntë të vdekur dhe 711 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 574 testime të kryera brenda kësaj kohe.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se janë shëruar edhe 412 pacientë të infektuar deri më sot, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.

“374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,
21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,
11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,
9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,
7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,
5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,
1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, derisa u bë e ditur për rastet e reja. /Insajderi.com

The post Nëntë të vdekur dhe 711 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed