Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 222.831, prej të cilëve 936 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

ShBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në ShBA është rritur për 67.247, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.222.371, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5.32 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 122.7 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në ShBA, me 868.320 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.442 viktima.

Pas ShBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7.37 milionë raste dhe Brazili me mbi 5.17 milionë. /Insajderi.com

The post Nga Covid-19 në ShBA, humbin jetën 936 persona në 24 orët e fundit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply