Nga një vajzë e thjeshtë fshati nga Malësia e Malit të Zi, modelja Emina Cunmulaj përveçse gjeti sukses në SHBA, ajo gjeti edhe dashurinë e jetës, biznesmenin iranian, Sam Nazarian, njofton Insajderi.

Por modelja nuk harron asnjëherë rrënjët e saj modeste, përkundër kësaj ajo ka një krenari dhe dashuri të madhe për vendin nga vie.

Vetëm së fundmi ajo udhëtoi për orë të tëra nga Amerika që të ishte prezente në zgjedhjet e Malit të Zi për të votuar për partinë shqiptare.

Ajo ndodhet ende në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Emina pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht dhe ku shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.

Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.

Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes”. /Insajderi.com

 

The post Nga jeta e fshatit në jetën luksoze të Beverly Hills – Emina Çunmulaj nuk harron rrënjët e saj appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *