Roma, skuadra nga kryeqyteti italian, akoma nuk kishte lojtar të infektuar me koronavirus, deri në ditën e sotme, ku lojtari afrikan rezultoi pozitiv njofton Insajderi.

Amadou Diawara, është mesfushori i Romës, që është infektuar me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur vet mesfushori nga Guinea në Instagram.

“Sot në mëngjes u ktheva nga kombëtarja e Guineas, fatkeqësisht rezultova pozitiv me COVID-19. Dua t’ju siguroj të gjithëve se ndihem mirë, por duhet të respektoj karantinën. Shpresoj të kthehem sa më shpejt nën urdhërat e trajnerit”, tha Diawara në një shkrim në Instagram.

Kujtojmë që Roma, pas barazimit në fushën e lojës përball Hellas Verona me rezultat 0:0, pikërisht nga gabimi te ky lojtar, Roma humbi ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, për shkak se mesfushorin 23 vjeçar e kishin futur te lista si lojtar nën 22 vjeç. /Insajderi.com

The post Një lojtar te Roma me Covid-19 appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply