Siç njofton policia, personi kishte mbetur për një kohë në shtyllën elektrike, ndërsa pasi është zbritur në tokë është konstatuar se është pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se për rastin Policia ishte njoftuar rreth orës 19:30.

“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje.  Para pak çaste, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, ka thënë Bajrami.  /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *