Çmimi Nobel për Ekonominë iu dha sot amerikanëve Paul Milgrom, 72 vjeç dhe Robert Wilson, 83 vjeç, transmeton Insajderi.

“Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike, në kujtim të Alfred Nobelit, u jepet atyre për përmirësimin e teorisë së ankandeve dhe shpikjen e formateve të reja të tyre”, theksoi juria e Akademisë Suedeze të Shkencave, raporton “nobelprize.org”.

Meqenëse çmimi i ekonomisë u caktua veçmas, ai ka qenë i diskutueshëm. Fondacioni Nobel nuk e njeh zyrtarisht si një çmim Nobel, por e përcakton atë si çmimin e Bankës Qendrore Suedeze, “Sveriges Riksbank” në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit. Vlera e tij është sa çmimet e tjera, që këtë vit ishte 9 milion korona (908 000 dollarë). /Insajderi.com

The post Nobelin për Ekonomi e fituan dy amerikanë   appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply