Mesfushori francez i Sevillas, Steven N’Zonzi u shpreh se po kalon ditët e tij të fundit te klubi andaluzian. Nuk është më një sekret se mes mesfushorit dhe drejtuesve të klubit ka pasur përplasje kohët e fundit, por tani është bërë publik edhe fakti se ai është me valixhe në duar.

“Mes meje dhe Sevillas ka përfunduar gjithçka dhe po presim fundin e dhjetorit për hapjen e merkatos. Ka shumë faktorë që më çuan në këtë vendim, por nuk dua të merrem me to tani. Unë jam në sezonin tim të 3-të në këtë klub dhe i dua gjithmonë të mirën, ndaj nuk dua të prish atmosferën. Thjesht dua të theksoj se tani asgjë nuk është më si më përpara, ndaj edhe unë kam bërë gati valixhet”, tha N’Zonzi.

Mesfushori francez ka pasur edhe përplasje me trajnerin argjentinas të andaluzianëve, Berrizo, ndërsa largimi i Mario Monchit drejt Romës, ka bërë që të ndryshojë klima në klubin e Sevillas.

Source: New feed