OBRM-PDUKM përmes një komunikate ka reaguar për të arrestuarit lidhur me ngjarjet e 27 prillit, ku thonë se të paraburgosurit padrejtësisht festat e fundvitit i kaluan në burg.

Nga kjo parti shtojnë se mosrespektimin e arrestimit të deputetëve e vërtetoi edhe Avokati i Popullit, ndërsa sipas tyre Prokuroria Themelore ka heshtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë rasti me të cilin ngarkohen është konstrukt dhe shërben për futjen e frikës tek çdo kush që mendon të jetë kritik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata në fund shtojnë se demokracia dhe shteti i së drejtës janë e drejtë e qytetarëve dhe kjo nuk duhet t’u mohohet./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Maqedonia ka nevojë për sundimin e ligjit appeared first on Telegrafi.

Source: New feed