Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar 35 miliardë dollarë shtesë, përfshirë 15 miliardë dallë gjatë tre muajve të ardhshëm, për programin Accelerator ACT të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të inkurajuar zhvillimin e vaksinave, trajtimeve dhe diagnostikimeve kundër pandemisë COVID-19.

Rreth tre miliardë dollarë janë akorduar deri më tani, tha Guterres në një konferencë të enjten.

Mbështetja financiare deri më tani ka mbetur prapa arritjes së synimeve, pasi shtetet ose qeveritë, përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, janë përqendruar në programet e tyre të ndihmës.

Shuma totale e kërkuar prej 38 miliardë dollarësh është më e lartë se shuma e paralajmëruar prej 31.3 miliardë dollarë dhe për herë të parë përfshin fonde shtesë për sistemet shëndetësore, përveç vaksinave, terapisë dhe diagnostikimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar 400 milionë euro në mbështetje të vaksinës Covax. /Insajderi.com

The post OKB kërkon 35 miliardë dollarë shtesë për vaksinën anti-COVID’19 appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *