Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka mbajtur një konferencë për media ku ka komentuar deklaratat shoviniste ndaj shqiptarëve të zyrtarëve të lartë në Serbi, Ivica Daçiqit e Aleksandër Vulinit.

Osmani, deklaroi se më e pakta që mund të bëjë Kosova është “të mos ulet në tavolinë me zyrtarë të tillë”.

“Më e pakta që do të duhej të bënte qeveria e Kosovës është që të mos ulet në tavolinë të diskutimit me njerëz që japin deklarata të tilla”, ka thënë Osmani.

Daçiq përmes transmetimit televiziv ka kërcënuar serbët të cilët tregojnë për varret e shqiptarëve të vrarë, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i është referuar shqiptarëve me etiketë ofenduese si “shqiptari”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar të hënën Qeveria e Kosovës, duke dënuar këtë gjuhë të zyrtarëve serbë.

Ndërsa Bashkimi Evropian theksoi se liderët e Ballkanit Perëndimor, “duhet që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe pajtimin”.  /Insajderi.com

The post Osmani: Qeveria nuk duhet të ulet në tavolinë me ata që ofendojnë shqiptarët appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply