Naki.Al

Shpeshherë hasim në situata të cilat mund të na e rrezikojnë jetën, e kjo veçanërisht lidhet me punën e përditshme të cilën e bëjmë. Pothuajse çdo profesion e ka rrezikshmërinë e vet. Disa punë më shumë, e disa më pak.

Mirëpo, cilat janë profesionet që vlerësohen si me të rrezikshmet për vitin 2019, kjo përcaktohet nëpërmjet shkallës së vdekshmërisë. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, industritë me rrezikun më të madh të lëndimve janë transporti, prodhimi, ndërtimi, policët dhe zjarrfikësit, shkruan Akademi Pune.

Së fundmi,  Zyra Amerikane e Statistikave të Punës, ka bërë llogaritjet e shkallës së vdekshmërisë së disa profesioneve, me numrin e vdekjeve për 100,000 punëtorë. Bazuar në këto statistika, 8 punët më të rrezikshme të vitit 2019 janë:

  • Dru prerësit. Puna e prerjes së drunjve konsiderohet si profesioni me i rrezikshëm për vitin 2019. Shkalla e vdekshmërisë është 135.9 lëndime fatale në punë për 100,000 punëtorë, që është e barabartë me 91 vdekje totale gjatë një viti.

  • Peshkatarët. Si profesioni i dytë më i rrezikshëm i vitit 2019, peshkatarët kanë shkallën e vdekshmërisë 86 vdekje për 100,000 punëtorë. Shkak i vdekjeve të tyre zakonisht janë moti i keq, aksidentet e transportit ose makineritë e këqija.

  • Pilotët e avionëve dhe inxhinierët e fluturimit. Profesioni i pilotit mesatarisht arrinë 55.5 shkallën e lëndimeve, 75 viktima në një vit dhe pothuajse të gjitha vdekjet shkaktohen nga përplasjet e avionëve.

  • Çati punuesit. Puna e çatisë konsiderohet puna e katërt më e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë për këtë profesion është 48.6, më shumë se 100 vdekje çdo vit. Thuhet se shumica e çati punuesve vdesin ngase biejnë nga pullazet.

  • Mbledhësit e plehrave. Mbledhja e plehrave dhe riciklimeve është një punë e nevojshme, por në të njejtën kohë edhe shumë e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë shkon në 34.1.

  • Drejtuesit e kamionëve dhe shoferët e tjerë. Puna në timon është gjithmonë e rrezikshme edhe nëse shkojme diku qoftë për një orë. Ky rrezik shkon e rritet kur vozisim gjatë gjithë ditës për punë. 918 vdekje alarmante çdo vit e bëjnë këtë profesion të ketë numrin më të madh të vdekjeve në çdo vend pune.

  • Fermerët. Pavarësisht zhvillimit teknologjik, fermerët akoma duhet të punojnë me pajisje dhe makineri të rënda. Ata gjithashtu punojnë me një shumëllojshmëri automjetesh, siç janë traktorët dhe kositësit e lëndinave.

  • Mirëmbajtësit e tokës. Mirëmbajtësit e tokës janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj elementeve dhe pajisjeve të mprehta, çka rezulton me një shkallë vdekshmërie prej 17.4.

Source: New feed

 

Shumë njerëzve iu duhet kohë e gjatë që të marrin një vendim rreth karrierës së tyre apo edhe të gjejnë një vend pune. Kjo është akoma më e vështirë kur nuk keni përvojë pune apo jeni në fillim të karrierës. Gjetja e një pune të re nuk është një proces shumë i thjeshtë. Mirëpo, ka disa mënyra se si mund të kyçeni në treg të punës edhe nëse nuk keni përvojë, shkruan Akademi Pune.

 

  • Praktikat me pagesë

Hulumtoni rreth praktikave me pagesë, apo thjesht kontaktoni një kompani të caktuar dhe shprehni dëshirën për të kryer një praktikë në atë kompani. Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të filluar karrierë, edhe pa pasur kualifikime. Duke e kryer një praktikë, ju mund të fitoni goxha njohuri në një fushë të caktuar. Ka edhe raste kur të rinjve iu duhet medoemos të kryejnë një praktikë, vetëm për t’u bërë pjesë e kompanisë.

 

  • Rrethi i njerëzve që njihni

Shpeshherë, punëdhënësit dinë të jenë edhe shumë kërkues në lidhje me kandidatët, kualifikimet apo përvojat e tyre. Ajo çka shumë njerëz e anashkalojnë, është ruajtja e kontakteve. Rrethi i njerëzve që keni krijuar ndër vite, mund t’iu ndihmojë të kyçeni në një fushë për të cilën keni interes. Prandaj, ruani kontaktet me njerëz.

 

  • Aftësitë tuaja

Identifikoni se cilat janë ato aftësi që ju posedoni dhe që mendoni se do të mund t’iu shërbejnë shumë mirë në karrierë. Nënvizoni të gjitha aftësitë në CV-në tuaj, elaborojeni se përse këto aftësi iu bëjnë një kandidat të duhur për pozitën që ofrohet. Kur krijoni CV-në, mundohuni ta vini veten në pozitën e atyre që do t’iu intervistojnë. Pse mendoni që ata duhet t’iu punësojnë juve? Kjo duhet të reflektojë gjithçka që shkruani në CV dhe në letrën e motivimit, si dhe ato që do të thoni në intervistën e punës.

 

  • Rregullimi i CV-së tuaj

Të gjithë punëdhënësit dëshirojnë të dinë historitë e kandidatëve që i intervistojnë. Ju mund të flisni rreth kurseve në të cilat keni marrë pjesë, trajnimeve, seminareve, etj. Mos harroni se punëdhënësit jo gjithmonë kërkojnë përvojë pune. Shumë prej tyre, përqëndrohen tek aftësitë e kandidatit për të sjellë diçka të re në kompani.

Source: New feed

Çka është një letër motivimi?

Letra e motivimit është një letër e cila shkruhet për të shprehur interesimin për një pozitë të caktuar pune apo edhe kur duam të bëhemi pjesë e trajnimeve ose programeve të ndryshme. Kur një letër motivimi shkruhet për të aplikuar për një vend pune, kandidati nëpërmjet saj duhet të përshkruajë se pse është i interesuar për atë pozitë pune dhe pse ai mund të jetë kandidati më i përshtatshëm për rolin që ofrohet. Një letër motivimi zakonisht i bashkangjitet aplikacionit për punë, bashkë me CV-në apo rezymenë, shkruan Akademi Pune.

 

Pse ka rëndësi letra e motivimit?

CV-ja është një dokument i shkurtër nëpërmjet të cilit punëdhënesit informohen rreth kandidatëve dhe sigurojnë edhe të dhënat e tyre personale dhe profesionale. Mirëpo, në CV jemi të kufizuar të shprehemi shumë në lidhje me kualifikimet tona. Çdo kompani, institucion, organizatë, ka nevojë të dijë se pse një kandidat është i interesuar për një rol të caktuar, nga buron motivimi i tij, çka mund të ofrojë ai për kompaninë dhe çka e bën atë kandidatin më të mirë për rolin të cilin po e synon. Letra e motivimit shumë shpesh konsiderohet edhe vendimtare për ftesën për intervistë.

Si ta shkruajmë një letër motivimi?

Fillimisht, para se të nisim shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihet struktura e saj – pra çka duhet të përmbajë ajo letër. Një letër motivimi duhet të ndahet në tre paragrafë kryesorë:

  • Hyrja
  • Pjesa kryesore
  • Përfundimi

Duhet nënvizuar se letra duhet të ketë edhe një pjesë para-hyrëse. Pra, në krye të letrës sigurohuni t’i shkruani të gjitha informatat personale apo cila është pozita për të cilën jeni duke aplikuar. Shkruani të dhënat tuaja si: emrin dhe mbiemrin, emrin e kompanisë/institucionit ku po aplikoni, detajet e kontaktit duke përfshirë edhe rrjetet sociale dhe e-mailin tuaj.

Hyrja. Paragrafin hyrës niseni duke iu drejtuar kompanisë, grupit, personit etj, me një përshendetje. Vazhdoni duke treguar se pse jeni të interesuar t’i bashkoheni atij ekipi, nga buron motivimi juaj.

Një shembull i hyrjes:

I/e nderuar (emri i personit) ose Përshendetje KosovaJob,

Jam shumë i/e lumtur që kam mundësinë të aplikoj për rolin e (shkruani pozitën e punës)…. Ose: Dua të shpreh interesimin tim për të aplikuar për pozitën/ programin…në X kompaninë (shkruani edhe vendin ku po aplikoni).

Pjesa kryesore apo mesi i letrës. Kjo pjesë konsiderohet thelbësore sepse me atë se çka do të shkruani këtu ju mund të fitoni vëmendjen e punëdhënësit. Në këtë pjesë, mundohuni të përdorni sa më shumë fakte, flisni për arritjet tuaja, tregoni se çka mund t’iu dallojë juve nga të tjerët kandidatë etj.

Përdorni fjali si : Unë e kam vërejtur interesimin tim për fushën e dizajnit qysh kur nisa praktikën e parë në X kompaninë. Puna në një biznes të vogël ishte shumë frytdhënëse për mua dhe më bëri të kuptoj se…

Unë tashmë dua të bashkohem në një mjedis dinamik dhe të fitoj sa më shumë njohuri e detaje rreth programimit. Dua të jap dhe të marrë gjëra cilësore nga një mjedis profesional siç është kompania juaj.

Përfundimi. Në këtë pjesë mundohuni të përmbledhni atë çka u tha në letër, duke përdorur shprehje si: Unë besoj se jam një kandidat i përshtatshëm për kompaninë tuaj sepse (përmendni se çka ju lidhë me kompaninë dhe çka synoni të ofroni në kompani). Në fund, falenderojeni lexuesin për kohën dhe përmbylleni letrën me fjali të tilla si: Shpresoj të më ofrohet mundësia e intervistimit / jam shumë entuziast të paraqitem në intervistë dhe të mësoj më shumë detaje rreth ketij roli, etj ,shkruan Akademi Pune.

Kur e shkruani një letër motivimi tentoni të ofroni sa më shumë material bindës që punëdhënësi juaj potencial t’iu ftojë në një intervistë. KosovaJob ju sjellë disa këshilla se në çka të fokusoheni më shumë në letrën e motivimit:

  • Letra gjithmonë le të jetë personale, mos harroni të shkruani emrin dhe mbiemrin se kujt po ia drejtoni letrën.
  • Kushtojini shumë rëndësi gabimeve gramatikore, janë të patolerueshme.
  • Jepni shembuj nga puna juaj dhe jo vetëm fjali, (psh mos thoni që ju keni aftësi të mira udhëheqjeje por tregoni se çka keni arritur të bëni me këto aftësi).
  • Tentoni të jeni origjinalë, mos i kopjoni letrat prej të tjerëve.
  • Ikni nga klishetë.
  • Hulumtoni sa më shumë lidhur me kompaninë, vlerat, vizionin, misionin.
  • Rrëfeni diçka, njerëzit kanë shumë dëshirë të lexojnë rrëfime, tregoni se si keni arritur të tejkaloni një sfidë, çka i keni dhënë kompanisë etj.

Pavarësisht që letra e motivimit nuk është diçka e lehtë për t’u shkruar, në tregun e sotëm të punës, këto lloje letrash janë thelbësore për një punëdhënës.

KosovaJob, sjellë edhe një shembull të plotë se si mund të duket një letër motivimi:

I/e nderuar (shkruani emrin dhe mbiemrin e personit të cilit i drejtoheni apo kujt i referohet letra, nëse nuk e dini se kush do ta pranojë letrën, përdorni zotëri / zonjë)

Po iu shkruaj për të shprehur interesimin tim për pozitën e Menaxherit të Restaurantit në kompaninë (shkruani emrin e kompanisë ku po aplikoni). Përvoja ime dhe aftësitë e mia lidhen shumë mirë me pozitën për të cilën ju jeni duke kërkuar staf.

Si menaxher në X kompaninë (shkruani përvojën tuaj në një kompani të mëparshme dhe rezultatet tuaja), unë kam dëshmuar të jem produktiv dhe shumë entuziast në punë.  Vlerat e mija i kam dëshmuar edhe duke trajnuar ekipin se si bashkërisht të arrijmë synimet në shitje për secilin vit, çka gjithmonë ka rezultuar të ketë sukses, gjë që e konsideroj si një ndër arritjet e mëdha të mija gjatë detyres si menaxher. 

Kompania juaj do të mund të përfitonte nga unë nëse bëhem pjesë e ekipit ngase konsideroj të jem goxha detajist/ e, pra kam një sy të mprehtë që të jemi sa më profesionistë dhe të kemi një nivel të lartë të profesionalizmit si ekip, nga etika ime në punë dhe aftësite e mija të lidershipit, si dhe jam i/e gatshëm/gatshme të punoj nën presion.

Unë dëshiroj të bëhëm pjesë e ekipit tuaj sepse këtë e konsideroj një mundësi shumë të mirë ku mund të jap kontributim tim dhe të fitoj shumë nga cilësia dhe profesionalizmi që e karakterizon kompaninë tuaj.

Do të ishte një privilegj për mua të kem mundësine të diskutoj më detajisht këtë pozitë pune në një intervistë të mundshme.

Falemnderit shumë për kohën tuaj!

Përzemërsisht,

(Emri juaj)

Letër motivimi për pozitën e Dizajnerit Grafik:

Letër motivimi për pozitën e Specialistit të Marketingut:

Letër motivimi për pozitën e Agjentit të Thirrjeve:

Source: New feed

Me ndryshimet në Ligjin për Shërbim në Armatë, të propozuara nga deputetët Ilija Nikolovski dhe Sonja Mirakovska u korrigjua edhe një padrejtësi tjetër që prek pjesëtarët e pensionuar të Armatës. Përqindja e zbritur nga baza e pensionit për çdo vit stash më të shkurtër pensioni për 1% siç përcaktohet në Ligjin e Shërbimeve nga 2005 në 2010, me legjislacionin e ri ndryshohet me rezolutën ligjore nga viti 2011 deri më sot dhe zvogëlohet në 0, 5 përqind. Kjo do të thotë që të gjithë pjesëtarët e pensionuar të Armatës nga viti 2005 dhe 2010 do të marrin pensione më të larta.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëtarëve që kanë dalë në pension në atë periudhë që të paraqesin individualisht Kërkesë për Ripërtëritjen e Procedurës Administrative për Përcaktimin e Pensionit.

Procedura në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, për shkak të ngarkesës së punës, do të zgjasë disa muaj, pas së cilës do të fillojë pagesa e pensioneve më të larta. Ministria e Mbrojtjes përmes grupit të pensionistëve – iniciatorë informoi të gjithë pensionistët në fjalë – ish-pjesëtarë të Armatës, dhe detyroi një person që do të ndiqte procesin për të gjithë ata që janë të përfshirë në ndryshimet në ligj për të paraqitur kërkesat e tyre në kohën e duhur.

Për të gjitha pyetjet, kontaktoni Slobodan Toshevskin, 070 / 534-128.

Source: New feed

“Pritja e vitit 2020 do të jetë një mundësi për të rishqyrtuar atë që kemi arritur, çka mundemi më tepër, çka duhet ndryshe. Mirëpo, të gjithë do të jemi të bashkuar me shpresën se në vitin 2020 mund të jemi më të mirë, të arrijmë më shumë për veten, për të dashurit tanë dhe për ata që kanë nevojë për ndihmën tonë “.

“Unë mund t’ju premtoj dhe mund të marr si obligim që viti 2020 do të jetë përsëri një vit i sigurtë, me aleatë dhe më i fuqishëm. Ju uroj shumë shëndet dhe sukses. Gëzuar Vitin e Ri! “, tha Shekerinska.

Source: New feed