Naki.Al

Reperi shqiptar, Ledri Vula së fundmi e ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Sara Hoxhën, shkruan lajmi.net.

Çifti menjëherë u kthyen ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

E më pas dolën zëra se Sara është shtatzënë, mirëpo as njëri e as tjetri nuk e konfirmuan e as nuk e mohuan një gjë të tillë.

Dyshimet u shtuan pasi duket sikur Sara flet rrotull lidhur me këtë.

Në një foto të fundit të postuar në Instagram, Sara ndodhet në restorant përpara një pjate bosh, ndërsa shkruan: “Ku është ushqimi, është e vetmja gjë që po mendoja në ato momente”.

Por kaq ka mjaftuar që ndjekësit e saj ta pyesin Sarën nëse është në pritje të një djali apo të një vajze, ndërsa disa të tjerë janë të bindur se po pret një vajzë.

Sara ndërkohë ka vendosur të heshtë pavarësisht pyetjeve të shumta që i kanë bërë fansat lidhur me shtatëzaninë./Lajmi.net/

 

Source: New feed

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka treguar se masat e reja për menaxhimin e pandemisë Covid-19, do të hyjnë në fuqi nga e hëna më 06.07.2020, njofton Insajderi.

Ky reagim i tij vjen pas një mbledhje që e ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës sot nga ora 18.00./Insajderi.com

The post Avdulla Hoti: Masat e reja hyjnë në fuqi nga e hëna appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Edhe pse shumë vapë, i duhet që për etikën e veshjes në sallën e Parlamentit të mos futet me këmishë, por me xhaketë.

Për këtë arsye, deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, fut në mes të këmbëve çantën dhe bëhet gati për t’u prezantuar si duhet në sallë, duke veshur xhaketën.

Edhe ai futet te deputetët, të cilët tregojnë kujdes për Covid-in duke mbajtuar maskë mbrojtëse.

/Panoramaplus.al

      

Source: pa

Një punonjëse e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Për pasojë anëtarët e tjerë të stafit janë karantinuar, ndërsa kanë ndërprerë shërbimet duke mbyllur zyrat.

Në një intervistë për Abc News, kryetarja e UFSH, Diana Toma deklaroi se rasti është zbuluar të enjten dhe të premten kanë mbyllur gjithçka.

Ndër të tjera, Toma thotë se që prej të premtes kanë kërkuar t’u bëjnë tamponin anëtarëve……
Source: New feed

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, ku u diskutua lidhur mbi gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

‘Këtë javë u takuam online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane. Në lidhje me Shqipërinë, shqetësimi kryesor ka të bëjë me gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Respektimi nga qeveria i të dy vendimeve të Komisionit……
Source: New feed

Një ditë më parë, Çiljeta publikoi projektin e saj më të fundit muzikor të titulluar ‘M’ke harru’ në bashkëpunim me Marsin.

Afërdita Dreshaj ka treguar pëlqimin për këngën e Çiljetës, duke e ndarë atë në ‘Instastory’ dhe duke shtuar se i ka pëlqyer shumë.

<iframe width="689" height="388" src="https://www.youtube.com/embed/0y-bbU0WRmQ" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture"……
Source: New feed

Ka vdekur edhe një person tjeter si pasojë e infektimit me Covid-19 në Klinikën Infektive, njofton Insajderi.

Personi që ka vdekur kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese me zemer dhe mushkëri.

Vikitma është nga Rahoveci dhe punonte si inspektor në Komunën e Rahovecit, ka thënë Smajl Latifi për Klan Kosova.

Këto dy ditë të fundit numri i të vdekurve në Kosovë është rritur dukshëm, dhe kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë masa kufizuese për shkak të gjendjes alaramnte. /Insajderi.com

The post Vdes edhe një person nga Covid-19 në Kosovë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Kjo e diel ka sjellë trafik të rënduar në rrugët kryesor në vend, si pasoj ë e dyndjes së qytetarëve në zonat bregdetare, si dhe reshjeve të dendura të shiut.

Me një postim në facebook, Policia e Shtetit bën me dije se ka ende fluks automjetesh në aksin Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, por lëviz rrjedhshëm.

unaza e re, trafik
foto ilustrim

Ndërkohë, për të hyrë në Tiranë, në rast fluksi, policia sugjeron shoferët të marrin rrugët alternative, Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë dhe Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.

Po ashtu, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat si dhe të kenë kujdes me shpejtësinë, pasi në disa akse ka ende prezencë lagështie.

Njoftimi i plotë i policisë:

INFORMACION MBI TRAFIKUN RRUGOR – ORA 20:15

Aksi Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, ka fluks automjetesh, por lëviz rrjedhshëm.

Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të ‘Shqiponjave’ po monitorojnë gjithë aksin për të parandaluar parakalimet e gabuara që bëhen shkak jo vetëm për përfshirje në ngjarje rrugore, por edhe për bllokim të trafikut të rrjedhshëm të automjeteve.

Drejtues mjetesh, KUJDES respektoni rregullat, vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos kryeni manovra në rrugë e mos parakaloni!

Përdorni rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:

Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë.

Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.

Mos shpejtoni se në disa akse ka prezencë të lagështirës në rrugë!

Ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë për të arritur të sigurt në destinacion!

Source: pa

Inter Milan ka dëshpëruar fansat e vet, por ka gëzuar ata të Juventus duke humbur nga Bologna me rezultat 1 me 2.

Lukaku e kaloi Inter-in në epërsi në minutën e 22’ dhe po shkonte gjithçka mirë për Inter, që po luante me një lojtar më shumë nga minuta e 57. Por, në minutën 74’, Juwara e barazoi rezultatin në 1 me 1. Gjërat u përkeqësuan për Inter në minutën e 77’, kur Bastoni e mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, Bologna shënoi edhe golin e dytë përmes Barrow, raporton Insajderi.

Inter tani është 11 pikë larg nga Juventus, që po udhëton drejt dhe sigurt drejt titullit të 9 radhazi në Serie A./Insajderi.com

The post Dëshpëron Inter, Bologna synon ligat evropiane appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Një grua  ka kërcyer nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “B”.Lajmin e ka konfirmuar vetë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, njofton Insajderi.

Për Insajderi.com Krasniqi tha se “Sot rreth orës 19:20 policia është njoftuar se një person ka kërcyer nga kati i 6 i një ndërtese në Prishtinë. Viktima është e gjinisë femërore e moshuar. Përveç policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor”.

Më pas Krasniqi tha se gruaja është dërguar në Spital. /Insajderi.com

The post Një grua kërcen nga kati i gjashtë në Prishtinë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed