Naki.Al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit.

Burime për mediat bënë me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.

Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja.

I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka……
Source: New feed

Policia kroate ka përfunduar një hetim për shkaqet e aksidentit të një autobusi me targa shqiptare në autostradën A1 pranë zonës së pushimit të Jasenica.

Siç u vërtetua, një shtetas shqiptar (43-vjeçar) ishte duke drejtuar autobusin në drejtim të Zagrebit dje rreth orës 11 të mëngjesit.

Në një moment, për shkak të pakujdesisë, ai u kthye nga korsia e djathtë, doli nga rruga dhe goditi bordurën mbrojtëse me pjesën e përparme të autobusit.

Më pas, arriti të kthehej……
Source: New feed

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka publikuar momentet kur hyn në Prokurorinë e Shkodrës. Krahas videos ai ka publikuar edhe fletë-thirrjen e firmosur nga Prokurori Arben Smaçi ndaj gazetarit Hoxha.

Hoxha është thirrur për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen e Malësisë së Madhe, ku mbetën të vrarë dy të rinj, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj për shkak të konfliktit, për parcelat me kanabis.

Postimi:

Ja pra…

kur do shteti, e kap “lepurin” me……
Source: New feed

Pas kësaj, me pajisje teknologjike i dëgjonte dhe përgatitej për provime.

Kështu Betim Bregovina nga Prishtina, edhe pse i verbër, arriti të merrte tri diploma universitare. Përfundoi me sukses studimet bachelor e master në psikologji, dhe gjithashtu bachelorin në pedagogji.

“Unë e kam përdorë diktafonin, të gjitha ligjëratat i kam incizur, dhe pastaj i kam dëgju. Ka pas raste kur kolegët kanë lexuar për mu, mi kanë incizuar ligjëratat, në disa lënë më të ndërlikume”, nis rrëfimin Betimi për RTK.

Por, jo vetëm diploma. Sfidat nuk e ndalën Betimin, të botojë edhe 7 libra të ndryshëm.

“Nuk kam ndoshta aftësi të theksume si shkrimtar, por më herët kam botuar më shpesh”, tregon ai.

Tri diploma, 7 libra të botuar e certifikata nga trajnime të shumta. Por Betimi është i papunë, pavarësisht se ka aplikuar dhjetëra herë.

“Kam apliku për psikolgë shkolle e burgu, kryesisht në këtë aspekt. Nuk kërkojmë që punëdhënësi me ardh me na pru te shtëpia me veturë, ne kërkojmë vetëm që për këto përgatitje profesionale me shku edhe mu provu, me tregu cka dijmë”, thotë Begim Bregovina.

Si Betimi të papunë, janë edhe mijëra të verbër në Kosovë. Nga 2 mijë e 500 të verbër, vetëm 35 janë të punësuar.

Për këtë shkak, në Shoqatën e Personave të Verbër, kanë kritika ndaj institucioneve.

“Po shpresojmë që nga viti i ardhshëm të zbatohet Ligji për Punësim e Aftësim të personave me aftësi të kufizuar, sipas të cilit në 50 punëtor një duhet të jetë me aftësi të kufizuara”, tregon Daut Dishuku, kryetar i Shoqatës për televizionin publik.

Nga kabineti i ministrit të Punës dhe Mirëeqnies Sociale, thonë se po punojnë që ta përmirësojnë gjendjen e kësaj kategorie.

“Synojmë të kemi një linjë të vecantë të rekrutimit, në mënyrë që këta në momentin e rekrutimit të mos futen në garë me aplikantët e tjerë sipas ligjit për shërbimin civil të Kosovës”, shprehet Valmir Gashi nga MPMS.

Papunësia nuk e ka ndalur Betimin. Ai brenda pak muajsh, synon ta marrë diplomën e katërt, duke përfunduar masterin në pedagogji.

Source: New feed

Në një diskutim organizuar nga prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias, kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, si edhe ish- Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark folën për të ardhmen e Kosovës.

Demokrati Eliot Engel, i bëri jehonë faktit se gjatë dekadave, republikanët dhe demokratët kanë ndjekur një politikë dypartiake ndaj këtij rajoni.

Unë shpresoj që çfarëdo administrate të kemi, (cilindo) President, apo Kongres duhet ta kuptojmë se është mirë për Shtetet e Bashkuara të sigurohet që liria të përparojë në të gjithë botën, jo vetëm për të mirën e këtij rajoni, por edhe për të mirën e Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit gjatë administratës së ish-Presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, tha se diskutimi vinte në një moment shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane.

Shpresa ime është që javën e ardhshme të shënojmë një pikë kthese ku të mund të kemi një fillim të ri pas katër vitesh dështimi dhe të fillojmë të largohemi nga qasja e pabalancuar e administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo duke përdorur një gjuhë të ngjashme me atë të kandidatit demokrat Joe Biden.

Edhe zoti Engel tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara t’i kthehet një roli tradicional në marrëdhëniet e jashtme.

Por administrata e Presidentit Trump thotë se është pikërisht mënyra e saj jotradicionale, që i dha një shtysë të re bisedimeve Kosovë-Serbi, me rënien dakord për normalizimin ekonomik muajin e kaluar, në një takim të parë të një profili të tillë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se pas “vitesh negociatash të dështuara, administrata ime, propozoi një rrugë të re për të kapërcyer ndasitë”.

Duke u përqendruar tek krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, të dyja vendet ishin në gjendje të realizonin një arritje të madhe”.

Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë një politikë e tillë tek një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, pengesa më e madhe ndaj së cilës është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për organizatorin e diskutimit, Profesorin e Universitetit të Kolumbias, David Phillips, thotë se nuk do të ketë paqe derisa të ketë normalizim.

Sipas mendimit tim normalizim do të thotë që Serbia ta pranojë se e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve që Millosheviçi bëri, që Kosova është një vend i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Pasojat e trashëgimisë së luftrave të viteve 90 në Ballkan, rëndojnë ende mbi rajon. Gjenerali Wesley Clark, ishte komandanti i forcave të NATO-s, kur aleanca ndërmori bombardime për të ndalur fushatën e Millosheviçit dhe forcave serbe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi arritjet e Kosovës.

Tani sfida është të ndërtohet një shtet të fortë ekonomikisht dhe politikisht në një nga rajonet më të vështira të botës”.

Kongresmeni Engel, duke vlerësuar angazhimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, gjë që u bë e njohur për herë parë, si një nga pikat e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë, tha se ashtu si Izraeli dhe vendet arabe po punojnë bashkë, ashtu duhet të ndodhë edhe në Ballkan.

Do të doja ta shihja në Ballkan, me shqiptarë dhe serbë dhe malazezë dhe të gjithë popujt që punojnë së bashku që jetojnë në një rajon shumë të vogël, por është më mirë për të dyja palët, ose të gjitha palët nëse ata punojnë së bashku dhe e njohin njëri-tjetrin”, tha ai.

 

Source: New feed

Numri i shkollave që po kalojnë në skenarin C (online) po vjen duke u rritur që nga fillimi i këtij viti të ri shkollor.

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala për Kallxo.com ka treguar se gjimnazi “Ahmet Gashi” kalon në skenarin C pasi këtu rezultuan me virus 17 nxënës dhe 5 mësimdhënës.

Shala tutje tha se janë duke pritur rezultate të reja nga IKSHP për shkolla tjera.

Në komunën e Prishtinës deri tani pesë shkolla kanë kaluar me skenarin C.

Shkollat që kanë kaluar në mësim online janë: SHFMU “Xhemail Mustafa” , SHFMU “Anton Z. Çajupi”, SHFMU “Dëshmorët 1921”, SHFMU “Azemi e Salihu”, si dhe shkolla e muzikës SHML”Prenk Jakova”, kurse nga nesër pritet të bashkohet edhe gjimnazi shoqëror “Ahmet Gashi”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti para dy ditësh deklaroi se shkollat kalojnë në sitem online atëherë kur më shumë se 5% e stafit dalin të infektuar me COVID-19.

Mësimi online mbahet dy javë deri në ri testim.

Komuna e Prishtinës sqaron se në cilat raste shkohet me mbyllje të shkollave

The post Hoti viziton liqenin e Badocit, funksionalizohet linja emergjente me Ibër Lepenc appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i ftuari i gazetares Armela Ferko në SYRI TV, foli pas vizitës që një grup aktorësh bënë pranë grave naftëtare, që janë futur në një grevë urie.

“Jam emocionuar sepse i gjeta në një gjendje shumë të vështirë. Është një fatkeqësi që po u ndodh njerëzve të ndershëm të këtij vendi që kanë derdhur djersë dhe gjak. Për mua është skandaloze. M’u mbushën sytë me lot, m’u duk sikur ishte nëna ime. E di……
Source: New feed

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se nga 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, tha Bajrami.

Kujtojmë se bizneset kanë përfituar në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ministria e Financave fton bizneset që t’i përditësojnë të dhënat në sistemin
EDI të ATK-së

Ministria e Financave fton…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, October 29, 2020

Source: New feed

Forcat e reja politike që kanë prejardhje nga Partia Demokratike janë ndeshur me shumë kritika nga përkrahës dhe përfaqësues opozitarë.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso u shpreh se këto parti të reja janë një diversion i pastër zgjedhor për të ndarë votën.

“Subjektet e reja janë krijuar me bekimin e mazhorancës në pushtet, për një diversion të pastër elektoral, për të ndarë votën opozitare. Megjithatë, kjo janë diversione që……
Source: New feed

Qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij është bërë pjesë e listës së prioriteteve të Inter.

Sipas raportimeve nga Italia, Inter kanë hapur negociatat me Mino Raiola për rinovimin me De Vrij, transmeton lajmi.net.

Kontrata e holandezit është valide deri në qershor të vitit 2023.

De Vrij ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Inter që nga koha kur u transferua nga Lazio.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes dy palëve. /Lajmi.net/

Source: New feed