Naki.Al

“Kjo është marrëveshje historike. Ajo që po shohim është vëmendja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këtë vëmendje Kosova dhe regjioni nuk e kanë pasur që nga shpallja e pavarësisë. Ka qenë Presidenti Bush nga Tirana që ka treguar vëmendjen ndaj Kosovës me ato deklaratat e tij dhe tash është Trump për të çuar dy vendet drejt normalizimit të plotë”, tha Hoti.

Sipas tij, kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale.

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale. Kur arrihet marrëveshja finale nuk e di por ne si qeveri jemi të përkushtuar për të lëvizur drejt saj. Kemi marr vendimi bukur te vështira, jo populiste  por në funksion të arritjes se kësaj marrëveshje, siç është kjo e 4 shtatorit”.

Hoti ka thënë se me marrëveshjen e sotme përfiton komplet regjioni dhe në veçanti Kosova.

“Me këtë Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në Ballkan”. /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Ka përfunduar rigjykimi ndaj ish-doganierëve Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka, të akuzuar për marrje ryshfeti, dhe Liridon Borovci, Habib Luta të akuzuar për dhënie ryshfeti.

Alban Krasniqi, Besnik Polloshka, Liridon Borovci dhe Habib Luta, edhe në këtë proces të shqyrtimit gjyqësor u deklaruan të pafajshëm.

Kurse është dhënë edhe fjala hyrëse, ku prokurori i shtetit Rafet Halimi deklaroi se mbetet në tërësi pranë fjalës hyrëse të dhënë në seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 02.07.2019.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Alban Krasniqi, avokati Besnik Berisha, tha se në këtë proces gjyqësor do të vërtetohet se klienti i tij as nuk ka marrë, as nuk ka dhënë ryshfet.

“Është për keqardhje që klienti im është në këtë procedurë, për të cilën jo vetëm vërejtjet e Gjykatës së Apelit që vijnë si rezultat i ankesës në gjykimin paraprak, por edhe provat e dorëzuara për administrim, do të vërtetojnë se procedura e zhdoganimit në këtë rast nuk kishte të bënte me tejkalimin e kompetencave. Do të vërtetohet se Alban Krasniqi asnjëherë nuk ka pranuar, as kërkuar ryshfet”, tha Berisha.

Ndërkaq avokatët Florent Latifaj dhe Alban Makolli, deklaruan se mbesin pranë fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e kaluar.

Më pas është dëgjuar edhe një herë dëshmitari Fisnik Nuli, i  cili dëshmoi në lidhje me procedurën e zhdoganimit, dhe detyrat e secilit prej zyrtarëve të cilët janë të akuzuar në këtë proces gjyqësor.

Në seancën e sotme është dhënë fjala përfundimtare, me ç’rast prokurori Halimi theksoi se gjatë administrimit të provave është vërtetuar në mënyrë të plotë se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Ndërkaq Besnik Berisha, mbrojtësi i Alban Krasniqit kërkoi nga gjykata lirim nga akuza për klientin e tij.

“Gjithçka që u tha e që u administrua sot edhe në shqyrtimet e mëhershme vërtetojnë se Alban Krasniqi, as nuk e ka keqpërdor pozitën e tij zyrtare, as nuk i ka tejkaluar kompetencat e tij, e as nuk ka kërkuar ryshfet”, tha avokati Berisha.

Ndërsa edhe mbrojtësit e tjerë deklaruan se në mungesë të provave, Gjykata duhet të sjellë aktgjykim lirues për të mbrojturit e tyre.

Vlen të theksohet se prokurori i rastit Rafet Halimi, bëri ri-cilësimin e veprës penale për të pandehurin Liridon Borovci nga vepra penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ në veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’.

Kurse shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 22 shtator.

Kujtojmë se më 7 shtator 2019, gjykata dënoi dy ish-doganierët Krasniqi dhe Polloshka me nga 6 muaj burgim me kusht dhe nga 4 mijë euro dënim me gjobë.

Ndërsa Liridon Borovci dhe Habib Luta për dhënie ryshfeti ishin dënuar me gjobë me nga 4 mijë euro, kurse Isak Luta ishte liruar nga akuza për dhënie ryshfeti.

Me ankesën e avokatëve Alban Makolli, Besnik Berisha e Florent Shala, lënda kishte shkuar në gjykatën e shkallës së dytë për vendosje.

Apeli më 12 dhjetor 2019, mori vendim me të cilin e prishi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Apeli kishte konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë përmbante shkelje esenciale të dispozitave procedurale.

Sipas Apelit, dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë ishte kundërthënës me arsyetimin e tij, po ashtu gjykata nuk kishte arsyetuar pse disa fakte i ka marrë si të vërtetuara, se provat nuk ishin vlerësuar veç e veç dhe në përputhje me njëra tjetrën.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e saj, seanca e radhës u caktua për datën 17 korrik ora 13:30.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka në nëntor të vitit 2015 kishin kërkuar dhe marrë shumën prej 450 euro si ryshfet nga Isak Luta, i cili ishte dërguar nga Habib Luta.

Ky ryshfet, sipas Prokurorisë, ishte dhënë në mënyrë që malli të mos ekzaminohej sipas parametrave që i parasheh Dogana e Kosovës. Kjo pasi që Dogana e Kosovës kishte vërejtur gjatë ekzaminimit të mallit të Habib Lutës, i cili ishte sjellë për t’u zhdoganuar, se në kamion nuk kishte vetëm mall të vjetër, siç kishte deklaruar Habib Luta, por edhe mall të ri.

Ndërsa Liridon Borovci, pronar i firmës “Euro Joni Kosova”, sipas Prokurorisë kishte biseduar vazhdimisht me Besnik Polloshkën dhe Habib Lutën duke e bindur atë që t’i japë ryshfetin prej 450 euro zyrtarëve doganorë me qëllim që malli të zhdoganohej.

 

Dështoi seanca e rigjykimit për marrje ryshfeti ndaj ish doganierëve

The post Grenell nuk komenton deklaratën e Trump për “vrasjet masive në mes shqiptarëve e serbëve” appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me të dërguarin e e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun me Serbinë, Richard Grenell dhe delegacionit të Qeverisë së SHBA-së, ka thënë se diskutuan për shumë gjëra.

Në konferencën e përbashkët për medie, bashkë me Grenell, është shprehur se prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë e ShBA-së, për zbatimin e marrëveshjeve.

”Prezenca e tyre flet një gjë e tregon vendosmërinë e presidentit Trump për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Të gjitha pikat e marrëveshjes do të lëvizim shpejt në zbatimin e saj. Tashmë është krijua një momentum i ri dhe të lëvizim përpara. Kjo marrëveshje do të krijojë mijëra vende të reja të punës”.

“Ne jemi angazhuar i kemi bërë përgatitjet dhe në javët e ardhshme të lëvizim në zbatimin e marrëveshjes”, tha Hoti. /Insajderi.com

The post Hoti: Prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë e zbatimit të marrëveshjes appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka folur rreth kritikave pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik, njofton Insajderi.

“Fakti është që marrëveshja ekziston e zbatimi po fillon, është një proces shumë i mirëfilltë. E kuptoj që njerëzit politikë janë kritikë, ne jemi super krenarë për këtë marrëveshje, dhe do ta shihni me kalimin e muajve dhe viteve që nuk janë deklarata boshe”, tha Grenell në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Presidenti Trump mburret me këtë marrëveshje historike, nuk do të ishim këtu sikur të mos ishte presidenti Trump. Është zotuar për normalizim ekonomik mes dy vendeve. Pas nënshkrimit, presidenti Trump na tha shkoni dhe zbatoni marrëveshjen, mos e leni vetëm fjalë”, shtoi Grenell.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA (DFC) Adam Boehler tha se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.

“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për te investuar”, tha ai.

Delegacioni amerikan po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special për dialogun, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA ./Insajderi.com

The post Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Ish-deputeti i PS-se, Fatmir Toçi, shume aktiv me statuse gjate dhe pasi fitoi betejen shume te veshtire me koronavirusin ka rrefyer vuajtjen e madhe që ka kaluar gjatë semundjes dhe trajtimit ne spital. Fatmiri ka qëndruar 11 ditë i vetëkarantinuar në shtëpi dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi nga të cilat 33
Source: pa

Lojtari i Atletico Madrid, belgu Yannick Ferreria Carrasco, është afër transferimit në Serie A, te kampionët e Juventus, njofton Insajderi.

Sipas portalit të njohur italian “Calciomercato.com”, skuadra e Pirlos ka shfaqur interesim për anësorin belg. Drejtuesit e “zonjës së vjetër”, kanë filluar bisedimet me “los colchoneros” për transferimin e belgut ne “Allianz Stadium”.

Andrea Pirlo e sheh ideal për sulmin Carrascon, ndërsa drejtuesit nga Madridi mund ta lënë të lirë lojtarin, nëse në drejtim të tyre, vjen një ofertë 25 milionë euro. /Insajderi.com

The post Carrasco mund të transferohet në Juventus appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Ajo u bë e famshme falë çmendurive të saj në shfaqjen e reality MTV, Geordie Shore.

Chloe Ferry shijoi një natë tjetër në Klubin e Natës Bijoux në Newcastle me miqtë e saj të Geordie Shore, Bethan Kershaë dhe Beau Brennan.

Modelja, 25 vjeç, ngriti temperaturat teksa shfaqi fizikun e saj me veshjet provokuese, ku kishte lënë të gjithë kurrizin jashtë.

 

{gallery}

Source: New feed

Report Tv ka siguruar foton e Jorin Llambros (Magazinieri) djali i një inxhinieri ndërtimi dhe njëri nga tre vlonjatët e arrestuar në Shqipëri, si pjesë e kartelit më të madh shqiptar që trafikonte kokainë nga Ekuadori në disa vende të Bashkimit Europian. Babai i tij, Loni Llambro drejton një kompani projektimi në Vlorë me emrin “Jano”, kompani e cila është regjistruar si biznes në vitin 1995. Jorin Llambro bënte një jetë të qetë mes Vlorës dhe Tiranës. Në dosjen e prokurorisë Italiane ai……
Source: New feed

Për ‘Qytetarët’ kjo është ndeshja e parë e edicionit të ri në Premierligë, pasi pushuan një javë më shumë për shkak të pjesëmarrjes në mini-turneun e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

Nathan Ake debuton për skuadrën e Pep Guardiolas, pas transferimit të tij këtë verë nga Bournemouth.

Ndeshja fillon në orën 21:00, ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. /Lajmi.net/

Wolves

Man City

Source: New feed