Naki.Al

Jamie Vardy ka fituar këpucën e artë, si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës për këtë sezon, ndërsa portieri Ederson ka fituar dorëzën e artë, me më së shumti gola të pa prekura.

Jamie Vardy ka shënuar plot 23 gola dhe ka bërë plot 5 asistime të tjera, për të mposhtur konkurrencën që vinte nga Aubameyang i Arsenal dhe Ings i Soumthampton, që kishin na 22 gola dhe duke u bërë lojtari më i vjetër në moshë, që arrin të fitojë këtë çmim, raporton Insajderi.

Portieri i Manchester City, Ederson, ka fituar çmimin “Dorëza e Artë”, pasi ka mbajtur golin e pa prekur për 16 ndeshje në këtë sezon./Insajderi.com.

The post Kush e fitoi këpucën dhe dorëzën e artë në Premier League? appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Ai në një postim në Facebook shkruan se kontributi i Adem Demaçit në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qëndrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.

“Si një hiperintelektual, mësues i shoqërisë, kritik funksional e largpamës do të mbetet i paharruar në zemrat tona. Ai dhe veprat e tij duhet të zënë vendin e merituar në historinë tonë të re. Baca Adem, edhe sot po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave të shumta që kemi para nesh. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën sakrifikove shumë”, ka shkruar Jashari.

Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi, i njohur si Nelson Mandela i Evropës, vuajti 28 vjet burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Pasi u lirua, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Me prejardhje nga Lupqi i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë. /Lajmi.net/

Source: New feed

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dorëzuar nënshtetësinë shqiptare familjes Fejzullahu. Ermali dhe Sabriu kanë marrë nënshtetësinë gjatë një vizite të tyre në Shqipëri, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga në emisionin Prive këtë të shtunë. Prej tani e tutje anëtarët e familjes Fejzullahu mund të udhëtojnë të lirshëm në të gjithë vendet e zonës Schengen duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që ka Shqipëria.

Mirëpo, familja nuk do të mund të shijojnë përkohësisht privilegjet e pasaportës shqiptare duke marrë parasysh që e gjithë bota po lufton me pandeminë coronavirus. /Insajderi.com

The post Familja Fejzullahu pajisen me pasaporta shqiptare appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet dhe pothuajse 50 filma artistikë, dhe ajo ishte ylli i fundit i mbijetuar nga ‘Gone with the Wind’ (1939), shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Filmi fitoi atë një nga pesë nominimet e saj për ‘Oscar’. De Havilland, e cila kishte jetuar në Paris që nga viti 1960, ishte thelbësore në heqjen e sistemit të studios në Hollywood, duke u dhënë aktorëve kontrata më të mira.

Ajo gjithashtu pati një marrëdhënie të mirë me motrën e saj, aktoren tjetër fituese të çmimit ‘Oscar’ Joan Fontaine.

Në kohën e vdekjes së saj, De Havilland ishte interpretuesja më e vjetër që kishte fituar një ‘Oscar’.
Ajo vdiq nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në kryeqytetin francez, tha publicisti i saj. /Lajmi.net/

Source: New feed

Sulmuesi i Ballkanit, ka qenë sensacioni i këtij sezoni në Superligën e Kosovës, duke shënuar 19 gola.

Baftiu udhëhoqi Ballkanin drejt një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ishin afër edhe të fitonin titullin e parë në histori të klubit.

Pas Baftiut, renditet një tjetër futbollist me paraqitje të mira këtë sezon, Arb Manaj i Trepçës ’89, me 18 gola.

Në vendin e tretë renditet Kastriot Rexha, me 13 gola./Lajmi.net/

Source: New feed

Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Arsyeja ka qenë takimi me krerët e lartë të shtetit, për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare, sipas emisionit Prive.

Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e……
Source: New feed

Sezoni zhgënjyes ka revoltuar në maksimum tifozët e Torinos.

“Granatat” kanë shpalosur një banderolë kundër presidentit të klubit Urbano Kairo duke kërkuar largimin e tij.

“Cairo largohu!”, dhe “Loja mbaroi!” u vendosën në rrugët e qytetit të Torinos nga ultrasit e kësaj skuadre.

11 fitore, 6 barazime dhe 19 humbje është bilanci negativ i Torinos.

Source: New feed

Thaçi në dy vjetorin e vdekjes së Demaçit, sjellë në kujtesë, emrin dhe figurën e Demaçit.

Ai shkruan se ai ishte i burgosur politik që me ndërgjegje të lartë, qëndrueshmëri dhe konsistencë të përhershme nuk lëvizi asnjë moment nga ideali i tij jetësor.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

ADEM DEMAÇI është emri dhe mbiemri i ndërgjegjes kombëtare dhe politike të Kosovës së gjysmës së dytë të shekullit njëzet. Është emri i njeriut që sakrifikoi për së gjalli talentin e tij, rininë dhe burrërinë, duke ngritur zërin kundër pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, përkatësisht nga shteti i Serbisë.
Me burgosjet e njëpasnjëshme, Adem Demaçi u shndërrua në simbol të vetëdijes sonë kombëtare, duke u bërë frymëzim për shumë gjenerata në rrugë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Adem Demaçi ishte i burgosur politik që me ndërgjegje të lartë, qëndrueshmëri dhe konsistencë të përhershme nuk lëvizi asnjë moment nga ideali i tij jetësor.
Emri i tij personifikon vlerat më të mira të shpirtit liridashës të kombit që i përkiste, por edhe ato të vlerave universale të kulturës, tolerancës dhe dashurisë ndaj njerëzimit.
Jam krenar që pata fatin të punoj dhe koordinoj shumë veprime dhe qëndrime politike me Adem Demaçin si përfaqësues i lartë politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998 – 1999.
Një komb mund të jetë i vogël numerikisht, por është i madh cilësisht kur nxjerr nga gjiri i tij një njeri të përmasave evropiane dhe botërore.
Emri i Adem Demaçit është i përjetshëm, ashtu si ideali dhe ëndrra e lirisë, ashtu si Kosova e të gjitha gjeneratave që ishin, janë dhe do të vijnë. HTH

Source: New feed

Screenshot-2020-07-25-at-9.16.13-PM

Një rritje e rasteve të koronavirusit në Spanjë ka nxitur masa të reja mes frikës për një “valë të dytë”, edhe më të përhapur.

Katalonja ka mbyllur jetën e natës për dy javë, por qytetet jashtë rajonit veri-lindor po shohin gjithashtu një rritje të rasteve.

Franca, e cila ka parë gjithashtu rritje, ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimet dhe Norvegjia po karantinon të ardhurit nga Spanja.

Gjermania gjithashtu ka shënuar një rritje të infeksioneve, teksa shtetet luftojnë në “morsën” midis bllokimit të shpërthimeve të reja dhe rihapjes së ekonomive.

Rritjet e rasteve me Covid19 në Evropë i bëjnë jehonë rritjeve shumë më të mëdha në pjesën tjetër të globit, me shifra rekord të infeksioneve të reja, prej rreth 280,000 në të dy ditët e fundit.

“Ndërsa asnjë vend nuk është i paprekur, kjo rritje është shkaktuar nga transmetimi i lartë në vendet e mëdha dhe të populluara në Amerikë dhe Azinë e Jugut,” tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në një deklaratë të shtunën.

Ka pasur më shumë se 15.7 milion raste në nivel global dhe më shumë se 640,000 njerëz kanë humbur jetën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Çfarë po ndodh në Spanjë?

As një muaj pasi Spanja përfundoi gjendjen e jashtëzakonshme, disa qytete përfshirë Barcelona, ​​Zaragoza dhe kryeqyteti Madrid kanë parë një rritje të infeksioneve të reja, duke bërë që qeveria të paralajmërojë se një valë e dytë mund të jetë pranë.

Qeveria e Katalonjës tani thotë se të gjitha klubet dhe baret e natës vonë në rajon do të mbyllen për dy javët e ardhshme.

Ministria spanjolle e shëndetësisë raportoi më shumë se 900 raste të reja të virusit të premten. Një ekip futbolli në divizionin e dytë, Fuenlabrada, tani ka 28 raste të konfirmuara.

Korrespondenti i BBC në Madrid, Guy Hedgecoe thotë se ngjitja e infeksionit midis të rinjve është një shqetësim i veçantë, pasi ata janë mbledhur gjatë kësaj kohe në klube nate.

Epidemiologu Dr Daniel Lopez-Acuna i tha BBC se mosha mesatare e rasteve mund të rritet, “sepse transmetimi po shkon nga të rinjtë në pjesën tjetër të familjes, dhe sigurisht të moshuarit”.

Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë për në Katalonjë ndërsa Norvegjia ka thënë se do të fillojë të karantinojë ata që vijnë nga Spanja.

Belgjika ka ndaluar udhëtimet në Huesca dhe Lleida, me rekomandime kundër udhëtimit në një numër zonash të tjera në Spanjë.

A janë të shqetësuara vendet e tjera evropiane?

Shumica po shohin rritje dhe shpërthime, por duan të ruajnë funksionimin e ekonomive dhe shpresojnë se çdo valë e dytë do të jetë e kufizuar dhe lokale. Belgjika ka ngadalësuar rihapjen  për shkak të një rritjeje të fortë të rasteve të reja.

Italia po izolon të ardhurit nga Rumania dhe Bullgaria për dy javë, pas një numri rastesh të importuara.

Kryeministri francez Jean Castex thotë se njerëzit që vijnë nga 16 vende ku virusi po qarkullon gjerësisht do t’i nënshtrohet testeve të koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë në Francë tha që tani kishte më shumë se 1.000 raste të reja çdo ditë në spitale.

Gjermania ka thënë se mund të vendosë testime të detyrueshme për pushuesit që kthehen nga destinacionet me rrezik të lartë, pasi infeksionet arritën një rekord për muajin e fundit.

Si është rritja në nivel global?

Trajektoria është ende shqetësuese, thotë OBSH – më shumë se 250 mijë raste të reja për tre ditë radhaz, deri të premten.

Një shqetësim i madh është India, ku tani ka 1.3 milion raste të konfirmuara – 100,000 prej tyre vetëm në dy ditët e fundit – dhe ekspertët kanë frikë se më e keqja ende nuk ka ardhur.

Një nga ata që kanë rezultuar pozitiv ishte kryeministri i shtetit të Madhya Pradesh, Shivraj Singh Chouhan, i cili u bëri thirrje njerëzve të mos jenë të shkujdesur.

Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Afrika e Jugut janë gjithashtu duke treguar rritje të mëdha. / BBC – Bota.al

Source: pa

Ajo e ka dënuar këtë akt dhe ka shprehur keqardhje të thellë për rastin.

Balaj-Halimaj, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta duke shtusar se bashkëndjenë me dhimbjen e tyre.

“Asnjë arsye nuk mund të ketë për të ushtruar dhunë në familje e aq më shumë vrasje. Prandaj akte të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.

Shkrimi i plotë:

Dënoj fuqishëm dhe shpreh keqardhje të thellë për vrasjen e gruas 34 vjeçare nga bashkëshorti në Kamenicë.
Asnjë arsye nuk mund të ketë për të ushtruar dhunë në familje e aq më shumë vrasje. Prandaj akte të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë.
Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyre që raste të tilla të mos përsëriten më.
Familjes së të ndjeres i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. /Lajmi.net/

Source: New feed