Në këtë komunë deri më tash kanë humbur jetën 27 qytetarë nga koronavirusi, derisa edhe 40 raste janë aktive me këtë virus.

Në Rahovec deri më datën 30 qershor në të gjithë sektorët janë humbur rreth 36 milionë euro, dhe nëse vazhdon ky trend i përballje me pandeminë, deri në fund të këtij viti dëmi në gjithë sektorët nga pandemia arrin rreth 60 milionë euro.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se përkundër gjendjes së rëndë nga Covid-19, gjatë kësaj periudhe nuk janë ndërprerë aktivitetet për sa i takon angazhimit për realizimin e projekteve kapitale.

Kryetari Latifi thotë pandeminë po e menaxhojnë me përgjegjësi të plotë, si dhe listën e projekteve kapitale e kanë pasur me prioritet të lartë dhe vazhdojnë të realizohen projekte investive publike të cilat kanë për qëllim me lehtësuar jetën e qytetarëve si dhe me rritë mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve në Rahovec.

“Komuna e Rahovecit nuk i ka ndërpre aktivitetet asnjëherë për kundër faktit që jemi përballur me pandeminë, e cila vazhdon të jetë e pranishme edhe në komunën tonë. Kemi 116 raste të shëruar, kemi 40 raste aktive, ndërsa 27 raste me fatalitet si pasojë e konfirmimit me Covid-19. Ne përveç që kemi përballë me pandeminë, jemi përpjekur që ta administrojmë sa më mirë dhe në mënyrë më të përgjegjshme. Kemi ndërmarrë veprime dhe hapa konkret për rritjen e kujdesit shëndetit publik. Kemi ndërmarrë veprime për dezinfektimin e përditshëm të objekteve shëndetësore, kemi mobilizuar stafin shëndetësor me kapacitete të plota. Madje kemi përfshirë në shërbime të veçanta mjekë dhe infermierë të cilët kryejnë shërbime edhe në kohën e përballimit me Covid-19… Jemi kujdes që të rritet niveli i furnizimit me maska, me pajisje mbrojtëse, me material higjenik, pastaj me barna esenciale. Tash mirë qëndrojmë edhe me furnizime dhe medikamente”, theksoi Latifi.

Tash kur kjo komunë ka hyrë në zezonin e vjeljes së rrushit, kryetari Latifi thotë se është krijuar një situatë e rëndë për fermerët e rrushit dhe vertarët, pasi që pandemia i ka dëmtuar në masë të madhe.

Ai thotë se për fermerët e rrushit dhe bodrumet nevojitet një përkrahje direkte, ku është kërkuar që përmes Asociacionit të Komunave, Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria që të ndryjnë me një politikë emergjente të përfshirjes së fermerëve në vërtetëve në planin e përkrahjes për mundësitë e grumbullimit të rrushit nga vreshtarët.

“Për shkak të gjendjes me pandeminë dhe mungesa e tregjeve ose plasmani i produkteve tona nëpër tregje vendore dhe në tregje ndërkombëtare. Gastronomia ka kufizime të ashpra vazhdon të ketë edhe sot. Sivjet nuk ka pasur dasma, një numër të vogël të mërgimtarëve, prandaj, të gjitha këto kanë ndikuar ose kanë qenë shkaktar që të kufizohen mundësitë edhe të prodhuesve. Në këtë rast edhe të përpunuesve të rrushit, por edhe të fermerëve. Ne kemi pasur probleme në vazhdimësi gjatë këtij viti kur jemi në sezonin e vjeljes së rrushit… Sivjet kanë probleme tash edhe vertarët, pra përpunuesit e rrushit, bodrumet e verës, të cilët kanë stoqe të mëdha, sepse nuk kanë mundur t’i realizojnë kontratat ose nuk e kanë impaktin e pozitiv sikur që kanë pasur në vitet e kaluara për shkak të përballimin e pandemisë”, pohon Latifi.

Për sektorin e bujqësisë, që është një shtyllë kryesore për Rahovecin, i pari i kësaj komune po thotë se fermerët që u dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore ende nuk janë kompensuar.

Ai po kërkon po ashtu nga Ministria e Bujqësisë ekzekutimin e mjeteve për kompensimin e dëmeve në bujqësi, si dhe grantet e mjetet për subvencione.

“Ka një vendim të qeverisë Kosovës për kompensimin e dëmeve të fermerëve për reshjet të cilat kanë ndodhur dhe kanë dëmtuar fermerin tonë, bujkun tonë. Sipas vendimit të qeverisë të nxjerrë në maj, 25 përqind e dëmit të shkaktuar kompensohet ose dëmshpërblehet nga Fondi rezervë i Ministrisë së Bujqësisë, i cili është i dedikuar për fatkeqësi natyrore. Ne kemi hartuar raportin dhe jemi dakorduar plotësisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Ministrinë e Financave, ku i kemi përfillë të gjitha kërkesat dhe ekzekutimi i pagesave mos të vonohet. Pra, duhet me ndodhë menjëherë. Megjithatë në bazë të vendimit të qeverisë, të gjithë komunat duhet të sjellin raportet e tyre, ndërsa jo të gjitha komunat I kanë paraqitë raportet sikur ne. Pra, tash fermerët tanë janë peng i mungesës së përgjegjësisë të dy tri komunave që ende nuk i kanë përfunduar raportet. Ne kemi kërkuar nga ministri Mustafa që mos të mbetet peng një komunë e përgjegjshme dhe të vonohet ekzekutimi i pagesave… Komuna jonë përfituese më e madhe e Fondit për dëmshpërblim diku në masë 660 mijë euro. Fermerët presin me urgjencë ekzekutimin e pagesave për dëmshpërblim”, thotë ai.

Për sa i përket investimeve publike, Latifi ka përmendur disa projekte të cilat janë duke u realizua me një dinamikë të shtuar. Po ashtu ai tha se edhe investimet për mbrojtje të mjedisit po bëhen.

“Tash po presim me përurua objektin e ri të Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi duke punuar në rrugën për katër korsi prej Rahovecit deri në Xërxe, jemi duke ndërtuar objekte të reja shkollore, objekte për çerdhe të reja. Pastaj jemi duke punuar për trajtimin e ujërave të zeza, në rrugë fushore. Jemi duke investuar në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore në sektorin e shëndetësisë primare në Rahovec, në Qifllak, pastaj në Opterush, si dhe kemi ndërtuar terrene të reja sportive. Jemi në pritje të lidhjes së kontratës që ka të bëjë me parqe inovative. Po ashtu jemi duke investuar edhe në shtigjet e ecjes, kemi bërë investime edhe në ruajtjen trashëgimisë historike kombëtarë kulturore… Po ashtu kemi filluar investimet në zonën ekonomike”, deklaron Latifi.

Po ashtu, ai ka thënë se me sukses po e përmbyllim një cikël të investimeve edhe në infrastrukturën shkollore dhe për çerdhe.

Latifi ka përmendur edhe objektin e ri të shkollës “Bajram Curri” në Krushë, që është një investim nga Ministria e Arsimit.

“Ne jemi duke ndërtuar shkollën fillore “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël dhe Brestoc, janë dy vendbanime. Objekti i ri të shkollës fillore “Haki Stërmilli në fshatin Reti, po ashtu objekt të ri të shkollës fillore “Liria” në Fortesë. Ndërtim të shkollës së re “Milaim Krasniqi” në Kaznik. Dhe po ashtu jemi duke ndërtuar çerdhen e fëmijëve në Krushë të madhe, çerdhen e fëmijëve në Xërxe dhe çerdhen e fëmijëve në Ratkoc. Sikurse janë në prag të përurimit edhe çerdhja e fëmijëve në qytet, një objekt i ri, modern dhe i përshtatshëm veç jemi në prag të përurimit. Po ashtu jemi në përfundim e sipër të shkollës “Abedin Hajra” në Rahovec. Ne po e përmbyllim ciklin e ndërtimeve ose infrastrukturës shkollore dhe çerdheve të fëmijëve, e cila bazohet edhe në zotimet e parazgjedhore të cilat i kam dhënë para se të jem kryetar komune. Të gjitha këto objekte pritet të përfundojnë disa sivjet dhe disa vitin e ardhshëm”, theksoi ai.

Kryetari Smajl Latifi ka bërë të ditur të nisin fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator, dhe siguron se nuk do të nis mësimi pa u siguruar se janë ndër marrë të gjitha masat, hapat dhe veprimet që rreziku i përhapjes së virusit Corona në shkolla të jetë minimal.

Komuna e Rahovecit sivjet përveç subvencioneve në bujqësi, ka ndarë edhe subvencionet për kulturë rini dhe sport. Klubi i Basketbollit këtë vit s’ka pasur asnjë aktivitet dhe asnjë klub tjetër sportiv. Megjithatë, komuna ka ndarë subvencionet në bazë të mundësive buxhetore janë ndarë 22 mijë euro për këtë vit për KB të Rahovecit, ndërsa në vitin e kaluar ishin ndarë 40 mijë euro.

Sivjet kjo komunë ka paraparë të ndajë 154 bursa për student me nga 50 euro, ku për herë të parë kjo komunë rrit numrin nga 95 në 154 studentë për bursa.

Source: New feed

Leave a Reply