Ka startuar në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Objektivi i “kuqezinjve” është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup, njofton Insajderi.

Pas pjesës së parë, Shqipëria po fiton me golat e Cikalleshit (16’) dhe Ismajli (23’), ndërsa golin për mysafirët e shënoi Abiken (25’) pas një pakujdesie nga Berisha, pasi lojtari kazak arriti të shënonte nga mesi i fushës.

Këtë ndeshje Shqipëria medoemos i duhet të fitojë, pasi në përballjen tjetër në grup, Bjellorusia po fiton 2:0 ndaj Lituanisë, kështu duke i ikur dy pikë Shqipërisë. /Insajderi.com

 

The post Pas pjesës së parë Shqipëria në avantazh ndaj Kazakistanit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed