Ish-ministri  i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se “Qeveria e mirë” do të rikthehet shpejt, duke iu referuar Qeverisë në të cilën bënte pjesë edhe ai, Qeverisë Kurti.

Konjufca ka kritikuar ministrat e Qeverisë për fotografitë e tyre të cilat ai i cilëson joserioze, për shkak se po behën në një kohë kur Kosova është në gjendje të keqe shkak i pandemisë.

“Sa të neveritshme këto fotot e ministrave në kulmin e pandemisë! Ta krijojnë përshtypjen e fotosesioneve. Plot krekosje, në fytyrat e tyre nuk sheh asnjë kokërr serioziteti për gjendjen shëndetësore në Kosovë. Fytyrat e tyre delirante dhe të vetëmjaftueshme me pozitat e pamerituara, janë në një univers krejt tjetër në raport me gjendjen në ambientet e QKUK-së. Nuk mund te gjesh kurrfarë pikëprerje mes këtyre dy botëve paralele”, ka shkruar ndër tjerash Konjufca.

Në një postim të gjatë në Facebook, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, konjufca ka përmbledhur në mënyrë kronologjike ngjarjet nga fillimi i pandemisë, por edhe qeverisjen me LDK-në e deri te prishja e koalicionit. /Insajderi.com/

Postimi i plotë

The post Për Konjufcën ministrat e Qeverisë Hoti janë joserioz: Të vetëmjaftueshme me pozitat e pamerituara appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *