Shumë gjëra po ndodhin në planetin tonë. Zjarret në Kaliforni i kanë kthyer qiejt në ngjyrë portokalli. Përmbytjet në Senegal dhe Sudan i kanë shqetësuar fermerët për të ardhmen. Zjarret shpërthyen në portin e Bejrutit, pas shpërthimit masiv të një muaji më parë.

Ky është porti i Bejrutit një muaj pas një shpërthimi që ishte aq i fuqishëm sa ishte i dukshëm nga hapësira. Shpërthimi në gusht i nitratit të amonit të ruajtur në një depo të portit vrau pothuajse 200 njerëz, plagosi mijëra të tjerë dhe shkatërroi shtëpi dhe ndërtesa në një zonë të gjerë të kryeqytetit libanez.

Zjarri i fundit ishte në një depo gomash sipas mediave shtetërore. Shkaku mbetet i panjohur.

Ndërkohë, në Sudan, autoritetet dhe Kombet e Bashkuara po japin ndihmë për dhjetëra mijëra persona që humbën shtëpitë e tyre në përmbytjen e regjistruar së fundmi të lumit Nil.

“Cili është roli i qeverisë? Asgjë. Ata nuk po bëjnë asgjë. Po kërkoj të drejta si qytetar. Po kërkoj strehim. Shkoj djathtas, shkoj majtas, a është kjo diçka e pranueshme?”, thotë zoti Ahmed.

Në Senegal, qyteti Keur Massar mbetet nën ujë pasi retë hodhën shiun e tre muajve në vetëm shtatë orë mbi këtë zonë jashtë kryeqytetit Dakar. Përmbytja po krijon vështirësi edhe më të mëdha për banorët.

“Ne jemi të përmbytur. Të gjithë po kalojmë të njëjtin problem. Është serioze. Disa njerëz u larguan. Disa njerëz nuk janë në gjendje të arrijnë në shtëpitë e tyre. Zjarrfikësit po ndihmojnë në evakuimin me varka. Është vërtet e vështirë”, thotë El Hadji Amadou Badjie, një banor vendas.

Këtë javë banorët në Kaliforni raportojnë se u zgjuan nën një qiell portokalli nga binte hiri, ndërsa zjarret kishin shpërthyer jashtë kontrollit. Vetëm brenda një dite, shkencëtarët e klimës thonë se një zjarr u zgjerua më shumë se një mijë metra katrorë.

Më shumë se 14 mijë zjarrfikës po luftojnë me flakët e Kalifornisë. Dy nga zjarret më të mëdhenj në historinë e shtetit po digjen në Zonën e Gjirit të San Françiskos, megjithëse pas tre javësh, ato janë kryesisht nën kontroll. Sidoqoftë, sezoni i zjarreve sapo ka filluar./VOA

The post 29 milionë të infektuar me COVID-19 në botë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *