Pesë gola janë shënuar në një pjesë e parë fantastike në Anfield, në mes të Liverpool dhe Leeds United.

3 me 2, është duke udhëhequr kampioni në fuqi, njofton Insajderi.

Goli parë erdhi shumë herët, në minutën e 4’, kur Salah shënoi nga penalltia. Rezultati u barazua menjëherë në minutën e 12’, nga Harrison.

Ishte qendër mbrojtësi, Virgil van Dijk, që e kaloi përsëri në epërsi ekipin e Liverpool, në minutën e 20’. Rezultati u barazua në minutën e 30’, nga Bamford, por vetëm 3 minuta më pas, Salah shënoi golin e tij të dytë në këtë pjesë të parë dhe të tretin për Liverpool, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi për ekipin e tij./Insajderi.com.

The post Pjesë e parë fantastike në Anfield – Liverpool ka shënuar 3 gola ndërsa Leeds 2 appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *