Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e rrëzimit derisa ishte duke punuar në një shtëpi, njofton Insajderi.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në rrugën “Jeta e Re” në Prizren.

Tutje njoftohet se viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tij momentale shëndetësore është stabile.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe është duke u hetuar.

“Rr. Jeta e Re, Prizren 16.10.2020 – 08:47. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, gjendja momentale shëndetësore është stabile. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com

The post Prizren: Lëndohet rëndë derisa punonte në një shtëpi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply