Sonte, me fillim nga ora 20:45 Kosova pret në “Fadil Vokrri” mysafirët e Moldavisë, për ndeshjen e fundit në grupin tre në divizonin C të Ligës së Kombeve, ndërsa selektorët e përfaqësueseve rerspektive, kanë bërë publik formacionet startuese të ndeshjes, njofton Insajderi.

Ndihmës trajneri i Challandes, Muharrem Sahiti, që zëvendëson zviceranin pasi akoma vazhdon tretmanin e shërimit nga Covid-19, në këtë takim do të luajë me 4-2-3-1, në portë me Aro Muriç, në krahun e djathtë të mbrojtjes ndodhet Vojvoda, në qendër dyshja Rrahmani dhe Dreseviç, ndërsa në krahun e majtë ndodhet Hadërgjonaj. Mesfusha defensive përbëhet nga Valon Berisha dhe Herolind Shala, ndërsa treshja ofensive e mesfushës janë Zhegrova, Celina dhe Kastrati. I vetëm në krye të sulmit ndodhet Vedat Muriqi.

Në anën tjetër, Engin Firat, gjithashtu do të luajë me 4-2-3-1,  Namasco; Jardan, Efros, Armas, Platica; Cebotaru, Ionita; Spataru, Turcan, Reabciuk; Nicolaescu.

Kjo është ndeshja e gjashtë dhe e fundit e Kosovës në këtë grup, pa gjasa për t’u ngritur në divizionin B të Ligës së Kombeve, ndërsa duhet të ruhet mos të mposhtet nga Moldavia, sepse me një fitore eventuale të moldavëve, Kosova bien ë pozitën e katërt në grup, dhe bie në divizionin D të Ligës së Kombeve. /Insajderi.com

The post Publikohen formacionet e ndeshjes Kosovë vs Moldavi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed