Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një kërkim falje – gjë e rrallë për të – për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pasi një zyrtare e lartë e shtetit rus shkroi një postim në Facebook që e zemëroi Vuciq-in, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Se ka ndodhur kërkim falja fillimisht e tha Vuçiq për një televizion serb, por pastaj e konfirmoi edhe vetë Kremlini.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, ka postuar një foto të Vuçiq-it përballë presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe poshtë saj një foto tjetër me këmbët e aktores Sharon Stone.

Ajo edhe vetë më vonë kishte kërkuar falje.

Fotoja provokative me këmbët e kryqëzuara është nga filmi i njohur Basic Instinct, në një skenë ku personazhi i Sharon Stone papritmas zbulohet.

Në postimin e Zakharova-s thuhet se Vuçiq dukej sikur po merrej në pyetje nga Trump.

“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj rri sikur po merreni në pyetje, atëherë duhet të uleni sikur në pikturën numër dy. Kushdo që jeni. Besom”, ka shkruar Zakharova./Insajderi.com

 

 

The post Putin i kërkon falje Vuçiq-it appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *