I njohuri si imami i “Unazës së Re”, i vendosur në regjimin “41 BIS”, së bashku me dy miqtë e tij refuzonin të hanin ushqim.

Aktualisht ai po trajtohet në spital me serume teksa vijon të refuzojë ushqimin.

Gjithashtu dy të burgosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk janë transportuar ende në spital. Njëri prej tyre është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes.

Ndërkohë drejtori i burgut Bukurosh Malluta bën me dije se Balla ka refuzuar ushqimin pasi ka përbërje mishi.

Burimet bëjnë me dije se ata e refuzojnë mishin pasi nuk është hallall e se nuk është therur me bismilah.

Në shenjë solidariteti i kanë mbështetur edhe të burgosur të tjerë, por drejtori i burgut bën me dije se nuk është bërë asnjë kërkesë për grevë urie të paktën zyrtarisht.

Apeli i krimeve të rënda e ka dënuar Genci Ballën në nëntor të 2016 me 17 vite burg si pjesë e grupit që rekrutonin luftëtarë për ISIS.

Përveç tij janë të dënuar dhe 8 persona të tjerë.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *