Është një nga veprat penale më të shpeshta që ndodhin në Kosovë.

Madje ka raste kur si pasojë e dhunës në familje, viktimat kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkohë, në Kosovë ekziston një Ligj, ku parashihet që viktimat e këtij lloj krimi të kompensohen.

Por, ani pse Ligjit për Kompensim të Viktimave të Krimit, ka të paktën 3 vjet që ka hyrë në fuqi deri me tani, vetëm 30 raste janë kompensuar.

Kështu pohon menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Basri Kastrati.

Vendimin për vlerën e kompensimit e merr Komisioni për Kompensim që operon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ky organ përbëhet nga  7 anëtar.

Por, pakënaqësi për procesin e kompensimit shpreh institucioni i Avokatit të Popullit.

Jashari e sheh të domosdoshme shtimin e listës së veprave penale që kompensohen.

Po ashtu kërkon edhe thjeshtësimin e procedurave që ndjekin viktimat deri në kompensim.

Në këtë ligj po punon grupi punues, ku parashihet ndryshimi i Ligjit e synohet shtimi i veprave penale të kompensueshme.

 

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *