Covid-19 ka rritur rrezikun për emigrantët, pandemia ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën, njofton Insajderi.

Në një studim të publikuar nga Aleanca “Zhvillimi ndihmon” në Universitetin e Ruhrit në Bochum të Gjermanisë, thuhet “më të prekur nga mbyllja e kufijve janë punëtorët sezonalë”.

Sipas këtij raporti që publikohet çdo vit, në krye të listës së shteteve me rrezikshmërinë më të lartë ndodhet shteti ishullor i Paqësorit, Vanuatu.

Në vendin e dytë ndodhet Tonga dhe në vendin e tretë është Antijet e Vogla. Ndërsa vendet me rrezikshmërinë më të ulët është Katari dhe Malta.

Gjermania bën pjesë te 20 vendet më pak të rrezikuara. Këtu renditen shtetet evropiane por edhe Arabia Saudite dhe Egjipti. /Insajderi.com.

The post Raporti i OBSh: Në këto vende rrezikohet jeta më shumë nga Covid 19 appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *