Ditën e sotme, Italia ka regjistruar një numër mjaft të lartë viktimash nga Covid 19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, janë shënuar 731 viktima dhe 32 199 të infektuar.

Me shifrat e sotme, numri i viktimave Covid në Itali ka arritur deri më sot në 46 464 e i të infektuarve në 1 258 072.

Në 24 orët e fundit, në Itali janë kryer 208 458 tampone dhe numri i tyre i përgjithshëm është  19 239 507.

 

Source: New feed