Një nga hartuesit e raportit, Arbër Fetahu, flet për ndërhyrjet e Kinës dhe Rusisë në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Roli i Kinës në dialog është më shumë ka pjesa ekonomike dhe përfshirja dhe mbështetja e naratives ruse mbi dialogun Kosovë-Serbi, duke parë që Kina ka probleme edhe në territorin e saj me rajone separatiste, në anën tjetër narativi i Rusisë është ajo e njejta, ka një mbështetje të Serbisë sidomos për mos njohje ndaj Kosovës duke e ruajtur karakterin unitar të Serbisë, siç ajo pretendon. Po ashtu në këtë drejtim mund të themi se politika ruse në dialogun Kosovë-Serbi është ajo që të mbetet një lloj status-quo dhe të mbesin gjërat kështu siç janë duke i shkuar në interes edhe te çështjet e saj të brendshme siç është çështja me Krimenë dhe duke e mbajtuar apo duke larguar ndikimin e perëndimit mbi Serbinë”, tha ai.

Fetahu thotë se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të kenë një strategji të mirë formuluar dhe parime bazë për rrugën e Kosovës si dhe një përfshirje më të madhe të Bashkimit Evropian në këtë proces.

“Pasi që pozicioni i saj në dialogun Kosovë-Serbi ka shënuar rënie në vitet e fundit dhe sidomos imazhi i saj në shtetet e Ballkanit ka shënuar rënie për shkak se nuk ka pasur një lloj distribuimi të mirë të të arriturave. Në përgjithësi raporti konkludon se Kosova dhe Serbia problemin duhet ta trajtojnë me një njohje të ndërsjellë dhe ndikimet gjeopolitike Kosova duhet t’i atribuoj ose t’i merr asisoj që kompozon një pozicion që është në të mirën e saj dhe të largoj elementet destruktive”, tha ai.

Ai thotë se Kosova duhet të ketë kujdes në elemente siç janë çështja e shkëmbimit të territoreve ose shtimin e ndikimit rus në procesin e bisedime.

Zoti Fetahu thotë se Kosova duhet të përqendorhet në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe me një mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që ne mendojmë është se Kosova duhet të aspiroj çdo gjë ose asgjë. Çdo gjë në kuptimin se nuk themi që duhet të negociohet për çdo gjë teknike por ndonjë autostradë, për ndonjë marrëveshje bilaterale pasi që ato mund të trajtohen kur të arrihet njohja e ndërsjelltë në mes të dy shteteve. Çdo gjë ne mendojmë se duhet të jeta njohja pikë së pari, duhet të jenë krimet e luftës, personat e zhdukur, integrimi i serbëve në institucione të Kosovës dhe integrimi i veriut si tërësi. Pa këto pesë pika dialogu mund të shkoj në pafundësi dhe e ardhmja e tij mund të jetë shumë dyshuese deri sa nuk kemi njohje të ndërsjelltë”, thotë zoti Fetahu.

Javën e kaluar, Kosova dhe Serbia u dakorduan në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet tyre. Të dyja vendet tash janë përfshirë në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Procesi aktual i bisedimeve është kritikuar ndërkaq nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë përmes një platforme të përbahskët për bisedimet.

Nëpërmjet një komunikate, shoqëria civile ka kritikuar qeverinë për mungesë transparence ndaj parlamentit dhe me raportime sipërfaqësore dhe sipas tyre mungesa e informacionit në lidhje me procesin ka shkaktuar paqartësi dhe pasiguri tek qytetarët për rezultatet e pritura të këtij procesi.

 

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *